Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Bratisllavë, ku ka folur për të ardhmen e Kosovës dhe situatën aktuale në veri.
Kurti është shprehur i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa ka theksuar se takime të nivelit të lartë në kuadër të dialogut duhet të zhvillohen më shpesh, e jo një herë në dy muaj.
Ai ka shtuar se është edhe kryeministër i serbëve, dhe se dëshiron ti mbroj ata.
“Dua t’i mbrojë serbët, unë jam edhe kryeministër i tyre e nuk dua që të tjerët të vuajnë. E di si është të ndihesh jo i përfaqësuar, të ndihesh pa zë. Duam të angazhohem me komunitetin serb për të drejtat e tyre. Unë nuk mund ta kompensojë Vuçiqin për humbjet e regjimit të Millosheviqit. Jam këtu që serbët të shijojnë gjitha të drejtat. Vetëmenaxhimi, korniza e mbrojtjes së minoriteteve, është diçka për të cilën dua të angazhohem kur të implementohet marrëveshja”, ka thekuar Kurti.
One wouldn’t expect a fmr political prisoner of Serbia to unequivocally advocate for Serb rights in Kosova but PM @albinkurti does.
It’s because 🇽🇰&🇺🇸 built a world class democracy, which Kurti now leads.
Let’s support its functioning in all of 🇽🇰.
🇺🇸🤝🇽🇰pic.twitter.com/SpJg7cmDlR— Drilon S. Gashi (@DSGashiRKS) May 31, 2023
Ai ka thënë se situata nuk është e mirë, për shkak të presioneve e shantazheve që po bëhen nga struktura ilegale të organizuara nga Beogradi.
Kryeministri Kurti ka thënë se e sheh të arsyeshme praninë e Policisë në veri përderisa ka banda rrugëve.
Ai ka thënë se do t’i mirëkuptonte po që se protestat do të ishin në kërkim të zgjedhjeve të reja.
Në videon më poshtë keni fjalimin e plotë të Kurtit në Bratisllavë. /Telegrafi/