Kurti fton kompanitë gjermane ta vizitojnë Kosovën: Vendi ynë ofron kushte të mira për investime të huaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjermani ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”.
Aty përveç prezantimit ka vizituar shtadin e Republikës së Kosovës në këtë forum.
“Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, patëm dy takime shumë pozitive me ministren e Ekonomisë, Punës dhe Banimit, Dr. Nicole Hoffmeister-Kraut dhe Sekretarin e Shtetit për Koordinim Politik dhe Evropë të landit të Baden-Württemberg, Florian Hassler”.
“Me ministren Hoffmeister-Kraut folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për bizneset gjermane. Kurse me Sekretarin Hassler, folëm për rolin e rëndësishëm të diasporës dhe agjendën dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrim euro-atlantik. Nga të dy, morëm mbështetje për punën dhe synimet tona”, ka thënë Kurti.
Kreu i Qeverisë iu ka bërë ftesë kompanive gjermane ta vizitojnë Kosovën, në mënyrë që t’i shohin kushtet për investime.
“I ftova që të vizitojnë Kosovën për të parë nga afër përparësitë edhe kushtet që vendi ynë ofron për investime të huaja. Po ashtu, vizitova Baden-Württemberg Stiftung, i themeluar në vitin 2000 si Fondacion Shtetëror e që aktualisht është një nga fondacionet më të mëdha të së drejtës private në Gjermani, për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shkencës dhe edukimit”, ka theksuar Kurti.
Kryeministri ka takuar edhe studentë dhe shoqata shqiptare që veprojnë në Baden-Württemberg. Falënderues për mikpritjen e ngrohtë, kontributin e vazhdueshëm dhe interesimin për zhvillimet në vend dhe zhvillimin e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania