Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se dokumentimi i krimeve të luftës është detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat në Kosovë.
Ai në prezantimin e raportit njëvjeçar të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se institucionet po krijojnë bazë të fuqishme për të luftuar mohimin e të vërtetës nga Serbia.
Kreu qeveritar, akuzoi estabilishmentin aktual të Serbisë për glorifikim të dhunës dhe mohim të gjenocidit në Kosovë. Madje sipas tij, të njëjtit po ringjallin ambiciet hegjemoniste të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, raporton KP.
“Po krijojmë bazë të fuqishme për të luftuar mohimin apo keqinterpretimin e të vërtetës historike dhe për të parandaluar përsëritjen e tragjedive. Të nderuar të pranishëm, derisa familjet ende kërkojnë eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkoj falje, madje edhe të pranojë të kaluarën e saj gjenocidale. Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e dhunës, pasardhësit politik të Millosheviqit dhe regjimit të tij, që udhëheqin sot e kësaj dite me Serbinë ringjallin ambiciet e saj hegjemoniste…Dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer gjatë luftës në vitin 1998-1999 në Kosovë është detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat”, tha ai.
“Gjatë këtij viti janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit fizik arkivor dhe rreth 15 terabajtë material digjital, audio, video dhe foto që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky informacion i siguruar gjatë kësaj periudhe është mbledhura nga 67 burime të ndryshme. Pra organizata, institucione që i kanë dorëzuar dëshmitë që i kanë pasur”, shtoi Kurti.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se përkundër vështirësive të shfaqura janë grumbulluar dëshmitë për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Ai shtoi se prioritet kryesor në vitin 2025 është funksionalizimi i plotë i këtij institucioni si dhe grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit.
“Gjatë kësaj periudhe janë bërë hapa të rëndësishëm për të përmbushur dhe fuqizuar këtë mision. Detajet rreth të arriturave do t’i elaboroj gjatë shtjellimit të raportit, por duhet theksuar se jemi përballur me disa sfida të ndryshme. Veç vështirësive për të identifikuar materialet, pastaj faktit për plakjen apo vdekjen e dëshmitarëve dhe dëmtimit të materialeve të ndryshme, një sfidë e vështirë ishte edhe besimi i publikut…Për vitin 2025 prioriteti kryesor mbetet funksionalizimi i plotë i institutit. Intensifikimi i përpjekjeve për grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit dhe implementimi i projektit të digjitalizimit”, theksoi Hetemi.
Në tryezën e prezantimit të këtij raporti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, dy u ndaluan për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje