Udhëheqësit e ekipeve negociatore në dialogun Kosovë-Serbi, kanë konfirmuar se takimi i radhës i liderëve të dy vendeve, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq do të mbahet në javën e tretë të korrikut në Bruksel. Ndërsa, shefi i delegacionit serb, Petar Petkoviq, tha se formimi i Asociacionit të Komunave serbe është kusht për vazhdimin e dialogut.
Në Bruksel u mbajt takimi i parë sivjet i shefave të ekipeve negociuese të dy vendeve, zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun, Miroslav Lajçak, pati takime të ndara me përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për të zhvilluar përfundimisht një takim trepalësh.
Lajçak njoftoi në Twitter se gjatë takimit, me bashkëbiseduesit zhvilluan diskutime të gjera dhe të thella për një numër elementësh të dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe se të gjithë ranë dakord se mbetet shumë punë dhe do të vazhdojnë të angazhohen.
Ndërsa, Petar Petkoviq, shefi i delegacionit serb, vlerësoi se ishte një takim shumë i vështirë dhe i tensionuar.
Siç raporton REL (në gjuhën serbe) Petkoviq pretendon se pala kosovare asnjëherë nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Për Asociacionin ne u kemi thënë atyre se është kusht i të gjitha kushteve nëse duam të shkojmë më tej. Asociacioni i Komunave Serbe nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë dëshmi se sa i nevojshëm është formimi i Asociacionit”, tha Petkoviq, transmeton Telegrafi.
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, theksoi se të dy palët paraqitën pikëpamjet e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Kreu i delegacionit të Kosovës konfirmoi se në një takim shumë orësh me Lajçakun të martën, paraqiti një listë të të gjitha marrëveshjeve dhe vuri në dukje se ku mungon zbatimi adekuat nga pala serbe.
Ai përmendi marrëveshjen për kontrollin e përbashkët të kufijve, njohjen e diplomave, certifikimin e mallrave të dëmshme, lirinë e lëvizjes si dhe marrëveshjen për fusnotën.
“Të gjitha këto janë marrëveshje, për të cilat ne besojmë se pala serbe nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj”, tha Bislimi në fund të takimit.
Një takim i ri i ekipeve negociuese është paralajmëruar për javën e ardhshme dhe do të mbahet përmes video-lidhjes.
Sipas përfaqësuesve të delegacioneve, në atë takim do të bisedohet për përgatitjen e temave që do të jenë në rendin e ditës gjatë takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës