LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Mesec diskutojnë ndikimet gjeopolitike në Ballkan – përmendin kontributin e Sllovenisë për sigurinë në Kosovë

Kurti dhe Mesec diskutojnë ndikimet gjeopolitike në Ballkan – përmendin kontributin e Sllovenisë për sigurinë në Kosovë

Gjatë vizitës në Slloveni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e Sllovenisë dhe ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, Luka Mesec.

Në këtë takim, ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, duke theksuar mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e mërgatës kosovare në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, duke deklaruar se: “Roli i mërgatës sonë është kyç në forcimin e urave ndërmjet popujve tanë dhe vendeve tona.”


Ata gjithashtu shkëmbyen mendime mbi situatën gjeopolitike globale, me një fokus të veçantë në ndikimet e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti vuri në dukje mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës dhe shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e shtetit slloven.

Ai u shpreh se “Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe në fushën e sigurisë, ku trupat sllovene në Kosovë kontribuojnë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.”

Për më tepër, në vizitën zëvendëskryeministrit Mesec në Kosovë, që ndodhi të mërkurën, u iniciua marrëveshja për sigurime shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, një marrëveshje që do të lehtësojë jetesën e qytetarëve të Kosovës në Slloveni dhe anasjelltas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori