Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se moszbardhja fatit të të pagjeturve gjatë luftës së Kosovës, e bën të pamundur pajtimin dhe një fillim të ri të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbinë.
Kurti përmes Facebook-ut ka rikujtuar se në qershor të vitit 1999, me rastin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, afër 6.000 shqiptarë u morën peng dhe u dërguan në Serbi, ku mbi 2.050 përfunduan në burgje zyrtare, të cilët u liruan në grupe të vogla, derisa të tjerët u shpallën të zhdukur.
Ky është postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
“Kalimi i kohës nuk është shërues për familjet e të pagjeturve. Vetëm përgjigjet mund t’ju ndihmojnë atyre që të shikojnë drejt ardhmërisë dhe të parandalojnë që ankthi i tyre të shndërrohet në urrejtje të përhershme” – nga deklarata e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Varshavë, 23 nëntor 2004
Tetëmbëdhjetë vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë edhe 1658 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. Mungojnë njerëzit që janë e vërteta e një shteti. Mungon e vërteta për ta. Janë të gjallë apo të vdekur? Nëse janë vrarë, a ndodhen në ndonjë varrezë masive apo trupat e tyre janë djegur nëpër shkritore?
Dikur, disa herë gjatë vitit, ktheheshin nga Serbia dhjetëra thasë me numra që përmbanin nga një grumbull jo të plotë të eshtrave. Shumë familje kosovare u detyruan t’i hapin sërish varret e më të dashurve të tyre për të varrosur edhe eshtrat e një gjymtyre të tyre që u kthye më vonë.
Dikur moti kjo. Sepse sot ka ngecur gjithçka sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është zhvilluar duke harruar edhe historinë që e (për)jetuam. Nëse nisim dhe rrëmojmë të kaluarën atëherë do të dalin krime të mëdha dhe të tmerrshme. Kjo do t’ia dobësonte pozicionin Serbisë karshi Kosovës, të cilën ajo ende nuk e njeh si të pavarur.
Në qershor të vitit 1999, me rastin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, afër 6.000 shqiptarë u morën peng dhe u dërguan në Serbi. Mbi 2.050 përfunduan në burgje zyrtare. U liruan në grupe të vogla përgjatë tri vjetëve të ardhshme. Të tjerët u shpallën të zhdukur.
Jo vetëm personat e rrëmbyer, por edhe familjet e tyre janë viktima të këtij krimi të vazhdueshëm. Familjet e të zhdukurve janë në ankth ose madje edhe të traumatizuara.
Përherë ka qenë shumë rëndë për to që të shohin zhvarrosjet nëpër Serbi dhe se si kufomat mbesin në duart e kriminelëve që i kanë vrarë ata. Përkundër gjithë kësaj, familjarët e të pagjeturve asnjëherë nuk e kanë ndalur angazhimin. Edhe atëherë kur arrestoheshin nga policia për shkak të ‘prishjes së rendit e qetësisë publike’! Edhe atëherë kur dihej se suksesi i aktivizmit të nënave ishte veçse ca thasë të kthyer nga Serbia me eshtrat e djemve të tyre! Ato përherë kanë kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi nga autoritetet për të arritur tek e vërteta për më të dashurit e tyre.
Por, çështja e pengjeve të pagjetura gjithsesi tejkalon dimensionin e problemit të familjeve të tyre, dhe është problem i Kosovës. Të pagjeturit të gjithëve na mungojnë, e me këto fjalë shpreh dhembshurinë dhe pikëllimin e të gjithë neve për të gjithë ata që s’janë me neve sot, por shpreh edhe respektin tonë për dinjitetin e tyre individual. Për ne këta njerëz nuk janë numra por individë; çështja e tyre nuk është statistikë por është problem humanitar dhe kombëtar.
836 shqiptarë janë gjetur vetëm nëpër varrezat masive në Batajnicë afër Beogradit kurse dhjetëra të tjerë janë nxjerrë nga lumenjtë e liqenet ku Serbia u mundua ta fundoste të vërtetën e saj. Çështja e të zhdukurve e bën të pamundur përfundimin e konfliktit, pajtimin dhe një fillim të ri të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë dhe të popujve të këtyre dy vendeve. Lufta shkatërroi jetërat e shumë njerëzve por ndërtoi kujtime të hidhura të pashlyeshme. Drejtësia restauruese është e domosdoshme e për të janë të nevojshme gjykata të pavarura në Kosovë e Serbi, shumë vullnet politik e njerëzor, gjetje dhe mobilizim i dëshmive dhe dëshmitarëve, kompensim për viktimat. Nëse koha shëron plagët shpirtërore të të gjallëve për të vdekurit ajo i rrit ato kur bëhet fjalë për personat e pagjetur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?