Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur vendimin e fundit të Qeverisë, me të cilin është miratuar buxheti për vitin 2023.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se buxheti i vitit 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro.
Ai ka thënë se me buxhetin për shëndetësi do të shtojnë 400 pozita shtesë për stafin mjekësor, kurse me buxhetin për siguri e mbrotje do të shtohen 300 pozita të reja për Policinë dhe 240 pozita të reja për inspektoratet.
Kurti ka thënë se “duke punuar maksimalisht dhe me nder, përmes ekzekutimit të këtij buxheti, do të angazhohemi për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Republikës sonë”.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Buxheti i vitit 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro
Në mbledhjen e 103-të të Qeverisë miratuam projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Bazuar në prioritet e Programit tonë Qeverisës, për vitin 2023:
Shëndetësi
296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal:
60 milionë euro janë për barna esenciale
Rritje të buxhetit për infrastrukturën shëndetësore
400 pozita shtesë për stafin mjekësor (300 në nivelin lokal e 100 në atë qendror)
Zhvillimi i hershëm i fëmijëve
Kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve, për 11 sosh. Kemi rritur kapacitetet njerëzore me 243 pozita të reja. Kemi përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.
Bujqësi
Mbështetja për bujqit tanë, për herë të parë arrinë vlerën 87 milionë euro. Me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën 100 milionë euro.
Siguri dhe mbrojtje
Kemi shtuar mbështetjen për sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.
Kemi ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore.
Kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet.
6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.
40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.
60 milionë euro për shtesat për lehona e për fëmijë. Në vitin 2023 përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare.
Duke punuar maksimalisht dhe me nder, përmes ekzekutimit të këtij buxheti, do të angazhohemi për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri