Në vazhdën e takimeve që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i zhvillon me ndërmarrës të sektorëve të ndryshëm që nga dita e djeshme, sot pas takimit me bizneset nga sektori i plastikës për identifikimin e profileve të nevojshme, bashkëbisedim pati edhe me prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit në vendin tonë.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti shprehu kënaqësinë që do të diskutojnë për projektin kryesor të transformimit socio-ekonomik në vendin tonë në kuadër të programit qeveritar e që është sistemi dual i edukimit, pra ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit profesional me tregun e punës, përkatësisht me nevojat e planifikimeve për sektorin privat.
Synimi i Qeverisë, siç theksoi kryeministri, është që ta zvogëlojmë koston që këto biznese paguajnë për aftësimin dhe trajnimet e fuqisë punëtore.
Kryeministri potencoi se janë angazhuar që si Komitet Ekzekutiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës të japin maksimumin në bashkëpunim me odat ekonomike tregtare, me shoqatat sektoriale dhe me ndërmarrjet aktive për arsimin dual, i cili e ka nisur pilotimin në vitin shkollor 2022/2023, në katër shkolla profesionale, në tri komuna, në katër profile.
Pas fjalës së kryeministrit Kurti, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se falë angazhimit tuaj pro-aktiv është ndihmuar zhvillimi ekonomik, social e mjedisor, dhe transformimi i ekonomisë sonë.
Ajo më tej shtoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional, janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit cilësor në vendin tonë, duke vlerësuar se ka hendek në mes të arsimit dhe të kërkesave të tregut për punëtorë të kualifikuar dhe që politika industriale bashkë me politikat arsimore, duhet ta adresojnë këtë hendek dhe për këtë tha ajo jemi duke punuar vazhdimisht.
Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi të pranishmit për mundësinë që iu kanë dhënë nxënësve në kompanitë e tyre, duke përmendur që këtë vit kanë filluar me profilet metalpunues, në Klinë, Ferizaj dhe Prizren, siç tha ajo me besimin që në vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë komuna që do të kenë të njëjtin profil.
Kujtojmë se vitin e kaluar për herë të parë filloi pilotimi i mësimit dual në katër shkolla profesionale, në katër programe me gjithsej 107 nxënës. Këtë vit pritet që të ketë së paku 800 nxënës më shumë të përfshirë në programe të mësimit dual në 21 shkolla, 13 shumë komuna dhe 12 profile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit