Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetëror zviceranë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër, për të dëgjuar mbi historitë e tyre te suksesit, dhe për t’i njohur me zhvillimin e vendit dhe progresin e katër viteve të fundit.
Sipas njoftimit, Kurti tha se Kosova është shtet që promovon lidere gra në sektorë të ndryshëm, përfshirë në biznes dhe ndërmarrësi.
Ai u fokusua edhe në politikat gjithëpërfshirëse të ndërmarra gjatë mandatit tonë, të cilat kanë synim edhe arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, të cilat ishin dhe tema kryeqendër të bisedës.
Theksoi se është rritur pjesëmarrja e grave në pozicione vendimmarrëse dhe administratë publike, ku 45.6% është niveli i përfaqësimit të grave në institucione publike, gjersa është përmirësuar dhe përfaqësimi në ndërmarrjet publike.
Ndërkohë sa i përket aftësimit arsimor, profesional dhe punësimit, kryeministri tha se janë ndarë 4881 bursa për studentë në fushat STEM, ku prej tyre 4611 janë destinuar për studentet vajza, është arritur mbështetje direkte për punësimin e mbi 12 mijë grave, janë shtesat për lehona dhe fëmijë ku kemi mbi 62 mijë lehona përfituese gjersa për shtesat për fëmijë kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë.
Shtoi se rreth 100 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë falë këtyre masave. Gjithashtu përmes platformës Superpuna dhe skemës Kosovo Generation Unlimited ka vijuar të incentivohet punësimi i vajzave dhe grave, gjersa si qeveri kemi ndërmarrë dhe hapa për shëndetin dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave.
Kryeministri Kurti tha se mërgimtarët, përfshirë edhe gratë e suksesshme, mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre biznesore në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga vetë shteti ynë, në mënyrë që përvoja e akumuluar jashtë vendit të jetë thelbësore për zhvillimin dhe avancimin e shtetit, duke ndërtuar ura të reja dhe fuqizuar brezat e rinj, për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme për vendin tonë, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet