Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se administrata publike është jetike për funksionimin e mirë të shtetit të Kosovës.
Sipas tij, reforma e saj, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ekzekutimit të procedurave burokratike, i kontribuon sa demokratizimit të shoqërisë aq edhe zhvillimit të saj.
Këto komente, Kurti i bëri pas një takimi virtual që ai ka zhvilluar me profesor Wolfgang Drechsler dhe Bardhyl Dobrën.
“Gjatë diskutimit, i njoftova me ngjarjet dhe zhvillimet politike në vend sikurse edhe ato brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fola për Qeverinë tonë në pranverën 2020 si dhe Qeverisjen Alternative të Lëvizjes dhe raportin e këtyre me administratën publike e vëmendjen për reformë e riformatim. Synimi i Qeverisjes sonë për luftimin e korrupsionit, zhvillim social e ekonomik, dhe rikthimin e trurit e bashkë me të edhe etikën perëndimore të punës padyshim se i shërbejnë përmirësimit të administratës publike”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Për më shumë, postimi i plotë:
“Administrata publike është jetike për funksionimin e mirë të shtetit tonë. Reforma e saj, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ekzekutimit të procedurave burokratike, i kontribuon sa demokratizimit të shoqërisë sonë aq edhe zhvillimit të saj. Për këtë, sot zhvillova një takim virtual me Prof. Dr. Wolfgang Drechsler dhe Bardhyl Dobrën.
Profesori Drechsler është profesor eminent i Qeverisjes (Governance): profesor i rregullt në Tallinn Technology University të Estonisë, profesor i asociuar në Harvard University të ShBA-ve dhe në University College London të Britanisë së Madhe. Fushat e tij të interesit akademik përfshijnë nga Administrata Publike e vendeve joperëndimore te Administrata Publike, Teknologjia dhe Inovacioni e Qeverisja Elektronike, deri te Reforma e Menaxhmentit Publik. Profesori Drechsler ka një përvojë të gjerë e të thellë të punës edhe në politikëbërje, duke shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Agjencisë Gjermane përgjegjëse për nivelizimin e arsimit të lartë gjatë dhe pas ribashkimit të Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore, si këshilltar i Presidentit të Estonisë, dhe si analist i lartë legjislativ në Kongresin e ShBA-ve.
Kurse, Bardhyl Dobra, përmes së cilit u mundësua ky takim i përbashkët, është doktorant në Administratë dhe Menaxhment Publik pranë Ghent University në Belgjikë. Tema e tij e doktoratës është “Rindërtimi i Administratës Publike në Shtetet pas Konfliktit – Rasti i Kosovës”. Dobra ka qenë Sekretar Ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkollave dhe Instituteve të Administratës dhe zyrtar për akreditimet pranë Komisionit Ndërkombëtar për Akreditime të Programeve të Edukimit dhe Trajnimit në Administratë Publike, që të dyja me seli në Bruksel. Si shqiptar i Kosovës dhe shtetas francez, ai po ashtu është nënkryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris të Francës.
Gjatë diskutimit, i njoftova me ngjarjet dhe zhvillimet politike në vend sikurse edhe ato brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fola për Qeverinë tonë në pranverën 2020 si dhe Qeverisjen Alternative të Lëvizjes dhe raportin e këtyre me administratën publike e vëmendjen për reformë e riformatim. Synimi i Qeverisjes sonë për luftimin e korrupsionit, zhvillim social e ekonomik, dhe rikthimin e trurit e bashkë me të edhe etikën perëndimore të punës padyshim se i shërbejnë përmirësimit të administratës publike.
Profesori Drechsler tha se Kosova është një rast atraktiv për studiuesit ndërkombëtarë. Si i tillë mund të përdoret si avantazh nga qeveritë e vendit duke i ftuar ata profesionistë në hartimin e politikave për përmirësimin e Administratës Publike. Sipas tij, fatkeqësisht ka një mungesë të studimeve serioze mbi gjendjen dhe situatën e kësaj ndërmarrje shtetërore, studime të cilat do të mundësonin identifikimin e masave dhe instrumenteve të përshtatshme për rastin e Kosovës. Ai tha se administrata publike është më e ngjashme me arkitekturën në kuptimin e përshtatjes së saj me kulturën, relievin, klimën dhe historinë e vendit, sesa me inxhinierinë e cila udhëhiqet nga parime fikse e të zbatueshme përherë çdo kund. Prandaj, gjatë takimit diskutuam modele të ndryshme të Administratës Publike që janë dëshmuar të sukseshme, nga ajo e Estonisë e Finlandës, deri te ato të Singaporit, Taiwanit e Zelandës së Re, prej nga mund të merren mësime pozitive për vendin tonë, pa kopjuar a imituar.
Ky ishte vetëm bashkëbisedimi i parë me profesor Drechsler dhe Bardhyl Dobrën. Me ta do të jem në konkakt dhe në bashkëpunim në funksion të shkëmbimit të ideve dhe ekspertizave në fushën e administratës publike”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania