E shohim shpesh në paraqitjet e saj zyrtare, të veshur me kostume dhe elegancë, por më rrallë kemi pasur rastin të shohim diçka nga përditshmëria e saj.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku shquhet për sharmin dhe qëndrimin e saj.


Ajo është herë pas here aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, përmes së cilës ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Vlora ka publikuar disa fotografi të reja, në të cilat vjen e freskët dhe më natyrale se çdo herë tjetër.

Larg veshjeve gri, me një palë xhinse dhe këmishë të bardhë, Çitaku e gjeti veten e saj në zemër të natyrës në setin e saj të ri fotografik.

"Kur bari është jeshil dhe qielli blu" (sic.) ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

E veshur thjeshtë dhe teksa rrezaton dritësi, fotografitë e Vlorës u vërshuan me komplimente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Vlora1

Vlora2

Vlora3