LAJMI I FUNDIT:

Kur do ta zyrtarizojë Juventusi rikthimin e Paul Pogbas?

Kur do ta zyrtarizojë Juventusi rikthimin e Paul Pogbas?

Sipas raportimeve të mediave të shumta në Itali, Juventus beson se nuk ka pengesa për kthimin e Paul Pogba në “Allianz Stadium” dhe nënshkrimi i tij do të shpallet në fillim të korrikut.

Il Corriere dello Sport dhe gazetari Romeo Agresti i Goal.com raportojnë se Juventusi ka besim se Pogba do të kthehet në Torino gjashtë vjet pas transferimit të tij prej 100 milionë eurove te Manchester United.

Agresti raporton se Zonja e Vjetër ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të rinënshkruar me francezin si lojtar i lirë.


Të dy palët janë ende duke diskutuar për kohëzgjatjen e kontratës (tre ose katër vjet), por Pogba tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin duke i dhënë dritën jeshile rikthimit të tij në Juventus.

Pogba do t’i kushtojë Juventusit deri në 80 milionë euro në katër vite kontratë
Lexo po ashtu Pogba do t’i kushtojë Juventusit deri në 80 milionë euro në katër vite kontratë

Bianconerët nuk kanë frikë nga ofertat e tjera, si PSG, që do ta bindin Pogban të ndryshojë qëndrimin e tij.

Si Corriere dello Sport ashtu edhe Goal.com raportojnë se marrëveshja do të shpallet në fillim të korrikut .

Kjo për arsye burokratike, të lidhura edhe me financat e klubit. Juventus nuk ka dyshime se Pogba do të kthehet në klub sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori