Imazhi i një veture të Policisë së Kosovës e cila me shpejtësi të madhe po ecte nëpër shiritin e gabuar të autostradës Merdar-Morinë, pati reflektime të ndryshme në mediat shqiptare. Por, gallata më e madhe ishte nëpër rrjetet sociale. Disa thoshin se kjo është një video e rrejshme, veç një barsoletë e zakonshme ku përflitet inteligjenca dhe përgatitja profesionale e efektivit të policisë, ndërsa të tjerët e shohin si rrezikim të sigurisë në komunikacion.
Sido që të jetë, komunikata zyrtare pakkënd e bindi se shteti po e bënë punën e vet. Lajmi thotë se nëpër autostradën e kombit, një patrullë e policisë po e ndiqte dikë duke vozitur në drejtim të kundërt. Policia e “zellshme” ishte vënë në ndjekje pas disa hajnave të imtë, ndërkohë që siç vërejnë kujdestarët në facebook, hajnat e mëdhenj me eskortë, me përcjellje zyrtare të policisë, ecin të papenguar rrugës së vet.
E përse të mos ecin? Tash është koha e pushimeve dhe shteti është në pushim, ndërkohë policia mban kondicionin duke vozitur në drejtim të kundërt. Shteti në pushim e pushteti në fushatë. Një fushatë sapo është mbyllur dhe tjetra pret të hapet. Portalet janë mbushur me humor për “shacat” dhe të pasmet e këngëtareve të cilat më shumë se për talentin për këngë dallohen për asetet e tyre.
Policia u fut krejt papritmas në këtë kolumne, sepse u bë hit virtual duke kryer punën e vet me zell të tepruar dhe rrugë të gabuar, nëkohën kur gjithçka shkon në drejtim tjetër.
Përndryshe, nëpër rrjetet sociale deputetët e zgjedhur në legjislativin qendror kanë filluar komedinë e quajtur hyrje në fushatën elektorale për pushtetin lokal. Shumëkush do ta krahasonte edhe këtë parafushatë me veturën e zellshme, tepër të zellshme të policisë e cila në mënyrë paradoksale e shpërfaq pushtetin e krimit në këtë vend.
Kështu, deputetët e partisë më të përfolur për korrupsion dhe punësime politike, si duket i kanë mbledhur kritikat e deridjeshme ndaj tyre dhe i kanë vënë adresë të re duke e drejtuar kështu krejt fushatën kundër pushtetit lokal në Komunën e Prishtinës, për të zbehur kështu sadopak idenë me të cilën ata dolën si partia më e votuar në vend. Ideja bazë e tyre ishte se pushteti ishte i korruptuar, se ai ishte biznesmeni kryesor në vend dhe se ishte i “kapur” nga krimi. Pra pushteti e kishte kapur shtetin dhe nuk linte që të ndërrohej me rrugë demokratike.
Lufta virtuale PDK-Vetëvendosje përbën kurrizin e fushatës së ardhshme për zgjedhjet lokale, por edhe një luftë të ashpër për krijimin e qeverisë qendrore për të cilën koalicioni PAN i udhëhequr nga Partia Demokratike pretendon të drejtën e pakontestueshme edhe pse nuk i ka numrat, pra nuk ka votat e mjaftueshme pa e thyer barrierën morale që është vendosur në mes tyre dhe Vetëvendosjes e cila si partia me më shumë vota konsideron veten fituese morale e këtyre zgjedhjeve.
“E përjetuam edhe këtë, që Partia Demokratike të përflas dikë për korrupsion dhe punësime të militantëve”, po thoshte një qytetar duke e përcjell lajmet e ditës ku lexuesi i lajmeve në televizion, përplot eufori po citonte postimet në Facebook të një deputeti të kësaj partie.
“Në ndërmarrjet publike dhe në institucione, punësimet gjithnjë janë bërë nga pushteti dhe kjo është traditë që nga koha e Lidhjes Komuniste të Kosovës. Madje, edhe viteve të ‘90-ta punësimet në arsim dhe institucionet paralele ishin me direktiva partiake”, po i vihej përballë në debat një mik i tij. “Pas luftës krejt kjo rrodhi ngjashëm. Ndarja e pushtetit politik reflektohej proporcionalisht në punësime”.
Ma mbaj djalin, po i thoshte nusja vjehrrës, se po vjen ajo e përdala. Po e shaj unë e para, se kjo ashtu e kështu do të më shaj. Dhe nusja e shkruan një status të fortë. E shau përpara. Tash duke ndjekur këtë logjikë, kush shan i pari është në rregull?!
Pushteti i sharë ka filluar të dëshmojë se ka kapacitete të shajë më shumë se opozita. Mjafton që krejt kjo të përsëritet pafundësisht dhe llogaritet se qytetari do të humbë orientimin. Nëse të gjithë janë njëjtë, pse na duhen ndërrimet? A janë të gjithë njëjtë?
Si të themi: disa në disa mandate e kanë dëshmuar se janë, e disa ende nuk kanë pasur rast!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi