LAJMI I FUNDIT:

Kur pritet që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet Bllokut Evropian?

Kur pritet që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet Bllokut Evropian?

Kanë kaluar 20 vjet nga kur Bashkimi Evropian ka pranuar brenda sistemit të saj shtetet baltike. Një lëvizje e vogël ishte bërë në 2013 kur Kroacia u bë pjesë e BE-së. 

Bashkimi Evropian është rritur në njëzet e shtatë vende, me shtetin e fundit anëtar Kroacia, e cila u bashkua në korrik 2013.

Por, ajo që në vazhdimësi është thënë që synohet në zgjerimin e ardhshëm të BE-së, të bëhet është anëtarësimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Hapi që BE-ja ka bërë karshi këtij procesi është plani i rritjes, që jep ndihmë ekonomike e financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, kjo nuk duket si vullnet i mjaftueshëm i Bashkimit Evropian për të integruar plotësisht këtë rajon brenda bllokut evropian.

“BE-ja ka bërë një hap të ri për t’ia shtrirë dorën Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tij por mbetemi ende larg dhe mjaftë konfuz kur i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor për shkak se nuk po shihet shumë gatishmëri e Bashkimit Evropian për të dinamizuar integrimin e BP edhe me gjithë luftën në Ukrainë, besoj ish dashur që të dinamizoj interesin e BE-së për anëtarësimin e Ballkanit edhe për shkaqe të gjeopolitikës dhe gjeostrategjike. Megjithatë, përveç planit të rritjes nuk duket se kjo është e mjaftueshme”, deklaroi Belgzim Kamberi, nga Instituti “Musine Kokalari”.

Ndërkohë, që ligjvënësit kosovar thonë se Ballkani Perëndimor e ka vendin brenda BE-së dhe alternativat tjera janë të cenueshme për popujt e këtij rajoni.

“Vendet e Ballkani Perëndimor e ka vendin e kanë në Evropë, pra është pjesë përbërës Evropës, edhe kulturalisht edhe ekonomikisht në jemi pjesë përbërës e Evropës. Derisa nuk ka integrim të Ballkanit Perëndimor në BE ky proces mbetet i mangët, i cenueshëm dhe joreal”, deklaroi Enver Dugolli.

“Rruga drejt BE-së është mjaftë e komplikuar kërkon shumë kushte dhe do të ishte dëshira ime që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor me një proces sa ma shpejte të jenë pjesë e familjes Evropiane”, tha Rashit Qalaj, PDK.

Kosova ka bërë hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE.

Më 15 dhjetor të 2022 kryeministri Kurti në Çeki pati dorëzuar aplikimin për anëtarësim në familjen evropiane.

Televizioni ka kërkuar informacione nga institucionet për të ditur se çka është bërë tutje përpos aplikimit por nuk ka marrë përgjigje.

Të heshtur karshi pyetjeve për planin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë qenë edhe nga Brukseli zyrtar.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pati bërë thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori