“A po merret dikush me do rrjedha vitale të shoqërisë sonë? Po të kishin sy do të shihnin, po të ishin të verbër do të dëgjonin çka po flitet”, fliste vet me vete gjyshi i cili ka tre djem me nuset në Perëndim, ka shtëpi të bukur këtu në qytet, por diçka nuk e len të qetë. Tash nipërit e mbesat e tij fillojnë vitin e ri shkollor, por nuk janë këtu. “Diçka nuk është mirë, jo! Diçka nuk po më duket mirë. Nuk mund të durohem pa shkuar atje, jo! Të shkoj vetëm nuk e rrokë! Më duhet të shkojë me plakën se nuk e lë vetëm këtu. Po shtëpinë duhet ta mbylli, a ? Po shtëpinë time nëse e mbylli, kujt t’ia lë çelësat e shtëpisë së fqinjit që m’i la para dy javësh? Krejt po më duket sikur kam rënë në kurth”.
E takova atë ditë gjyshin e vetmuar duke ecur më ngadalë seç isha mësuar ta shihja. Nuk e kam thirr[ kurrë me emër, por atë ditë sikur desha t’ia kthej kujtimet e rinisë.
“Çka po kujtohesh o djalë”, i thash ashtu si për mahi! Ktheu kokën dhe u mundua të buzëqesh. Më dukej sikur iu kishin trefishuar rrudhat në fytyrë atij njeriu, i cili të sillte gëzim me humorin e tij të përhershëm. Filloi të më dukej e pamundur që t’ia kthej pak buzëqeshjen. E ngacmova lehtë për shumë gjera nga jeta e dikurshme, por dukej gjë e kotë. Për të parën herë e pashë të jetë dorëzuar para uraganit të ikjes së rinisë.
“A përtërihet plaku”, tha shkurt?
Jo që po e detyroja të fliste si dikur, por me qëndrimin e tij tek unë, sikur filloi të mbjellë një lloj dhimbje që nuk e kisha përjetuar asnjëherë më parë. Edhe në kohët më të rënda ai mbillte vullnet për jetë, por tash dukej sikur kishte kapitulluar.
Serish, me qëllim, ia përkujtova ditët e rinisë për t’i dhënë rast të nxjerrë fjalën tjetër, për ta larguar sadopak nga kujtimet të cilat ia lexoja një për një.
“Po more babëlok, shkruaja dikur goxha me vullnet”, më tha më zë të ultë. “Kam edhe çka shkruaj, por tashmë nuk po kam askujt t’i shkruaj. Besa shumë kujtime i kam shkruar veç për veti, pasi e pashë se nuk po i lexon askush. Më tha dikush se mund t’i lexojnë më vonë ato kujtimet tuaja”, vazhdoi edhe disa fjali gjyshi i vetmuar.
“Nëse nuk përton, shkruaj ti për mua. Unë po të rrëfej pjesë nga përjetimet e mia të kësaj moshe dhe ti do t’i shkruash edhe shumë gjera që i dëshiroja sa isha i ri dhe për të cilat sakrifikova shumë, pa menduar kurrë së po vjen një kohë kur nuk do kemi as me kënd të flasim”.
E dija mirë se nuk do të arrijë dot të përshkruaj as për së afërmi atë që ziente në kokë e zemër gjyshi që po kalonte pleqërinë i vetmuar, i mbushur e i stërmbushur mall e brengë për çdo gjë.
“E di ti”, më tha. “Kolonat e nxënësve atje kodrës marshonin si ushtarë. Ishin aq të gjata sa më dukej sikur nuk kishin fund asnjëherë. Mbaj mend mirë kur me dekada nuk kemi përcjellë kurrë fëmijët deri në shkollë, pasi ata ndihmonin njëri-tjetrin në çdo situatë. Kurrë nuk kemi menduar se fëmijët kanë uri, pasi në shkollë merrnin një racion buke çdo ditë. Pak pleq që kemi mbetur. Për gjashtë vjetët e fundit nga fshati ikën gjashtëdhjetë djem e vajza të rritura. Nga tremijë banorë janë 150 shtëpi të reja, të bukura, por bosh. Dikur kishim familje edhe me nga 40 anëtarë. A ta merr mendja se sivjet, në klasën e parë u regjistrua vetëm një nxënës nga ky fshat? Po, u regjistrua vetëm një nxënës në klasën e parë. Takoj edhe ndonjë mësues të moçëm, por flasim rrallë, pasi secili jeton me mallin e vet. Shumica e atyre që dikur kanë punuar në shkollën tonë, sot janë pleq, por edhe shumë prej tyre nuk janë më në mesin e të gjallëve”.
Gjyshi me kritikoi rreptë pse unë shkoi aq rrallë atje ku jam rritur e shkolluar .
“E mban mend atë postierin që ua ka sjellë letrat nga të katër anët e botës? Dilte përditë në rrugë, por ka kohë që nuk e shoh. Më duket është dorëzuar fare. Atë nuk e ka ndalur as bora as shiu. Ti e mban mend mirë çfarë rrugësh të vështira kemi pasur. Tash tri rrugë të reja të asfaltuara përshkojnë fshatin tej për tej, por andej nuk sheh njeri. Vetja më nuk më duket si njeri. Rruga është e gjallë kur ecin njerëzit andej. Kanë ikur edhe zogjtë e malit. Eja e bindu nëse nuk beson. As shpezët e egra nuk rrinë andaj ku nuk ka njerëz. Pakkush i vëren këto dukuri. Edhe bishat e malit kanë nevojë për njerëz. Këto gjera i sheh vetëm kur mendon seriozisht për to”.
“Ëndërroj çdo natë shkollën plot nxënës”, vazhdoi ai. “Kur zgjohem më kaplon malli që më dërmon edhe shpirtin edhe këmbët. Lëshohem e ulem ngadalë kudo që ndodhëm, krejt për të mos u plandosur papritur për tokë. Kam harruar veten fare. Kam harruar edhe të flas. Mendoj vetëm për ata që kanë ikur, e që janë shumë, e që janë ata që bëjnë jetën, që sjellin jetën… Nuk jemi ne njëqind milionë ore! Jemi pak dhe po ta prishim tutje shtimin normal, më duket gjë e rrezikshme. Më rrëfenin pleqtë dikur se jo pak herë populli ynë është rrezikuar seriozisht për të mos ekzistuar. Janë bashkuar krerët e fiseve dhe kanë vendosur me pajtim të plotë se çka të ndërmarrin për të ndërprerë rrjedhat e rrezikshme. Këto gjëra të duken si përralla, por populli ynë jo pak herë është gjendur në situata kur duheshin hapa konkret për të ndërprerë rrjedhat e rrezikshme.
A po sheh dikush se si tashmë ka vende pune, por nuk ka njerëz, të rinj që punësohen. Ecë e kthej ata që kanë ikur përgjithmonë”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A