Kjo fotografi e Kel Marubit është bërë më 30 korrik 1938 – viti i fundit që Padër Gjergj Fishta do të mbante rolin e Provincialit të Provincës Françeskane. Aty është në Bibliotekën e Kuvendit, e themeluar në 1875, ndër më të vjetrat në Shqipëri, e cila numëron sot rreth 15 mijë vëllime.
Në sallën e kësaj biblioteke, së bashku me Atë Leon Kabashin, sekretar i tij dhe drejtori i parë i Bibliotekës Françeskane, Padër Gjergji, i apasionuar pas arteve pamore, po skicon në letër projektin e ndërhyrjeve arkitektonike në Kuvend, ndërsa françeskani i ri, i diplomuar fillimisht për filozofi e teologji në Sienë e më pas për pikturë në Akademinë e Artit në Firence, e ndjek me kujdes.
Fishta ua kushtoi një pjesë të jetës studimeve në arkitekturë e pikturë dhe skicat e tij ruhet sot në fondin personal në AQSH.
Në librin “Atë Gjergj Fishta”, përgatitur për botim pas vdekjes nga At Benedik Dema më 1943, ndër kumtesat e artikujt gjejmë edhe atë të At Leon Kabashit të titulluar “At Gjergj Fisht ndër arte”. Ndër të tjera ai kujton: “Ndiqja kursin e dytë të Akademisë së Pikturës në vitin 1933 kur më ra rasti të vizitoj muze e disa pinakoteka të Italisë bashkë me të. Jam bindur atëherë se si dinte ai, pa qenë ndjekës i ndonjë Akademie, për të dhënë gjykime e për të bërë krahasime të hollësishme, të shijonte bukuritë dhe shprehjet e brendshme të artit. Kur ndodheshim përpara ndonjë ndërtese arkitektonike vërtetë të bukur, unë nuk flisja. Ai vetëm ulej dhe për nja një gjysmë ore nuk ia ndante sytë. Ajo ndërtesë organike e racionale korniqesh, shtyllash, hijesh e dritash i fliste shpirtit të tij si poet e si artist”.
Pak vite pas shkrepjes së kësaj fotografie, me ardhjen e regjimit komunist, eshtrat e Padër Gjergjit do të zhvarroseshin për të mos u gjetur më kurrë, ndërsa atë Leon Kabashi do të kalonte jetën e tij në burgjet e diktaturës, ku në fshehtësi do të vazhdonte të kultivonte dijen në art dhe arkitekturë. /Gazeta “Shqiptare”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Japonia në Mal të Zi

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Enigma Gorbaçov
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi