LAJMI I FUNDIT:

“Kur e kuptova, ishte shumë vonë”, Monchi dhe mëkatet e tij te Roma

“Kur e kuptova, ishte shumë vonë”, Monchi dhe mëkatet e tij te Roma

Monchi do të përjetojë një ndeshje shumë të veçantë të mërkurën e ardhshme në Budapest, pasi Sevilla e tij do të kërkojë për herë të shtatë trofeun e Ligës së Evropës dhe përballë do të ketë skuadrën tjetër për të cilën ka punuar si drejtor sportiv, Romën.

Roma ishte sfida e Monchit jashtë Spanjës, ku kaloi gati dy vite, duke e çuar skuadrën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018.

Megjithatë, ai përfundoi duke u larguar nga ‘dera e pasme’. Tani, ai rishikon atë fazë dhe pranon se kishte gjëra që mund t’i kishte bërë më mirë.


Të gjitha lajmet rreth Monchit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Monchit

“Kishte shumë momente të bukura. U përpoqa të bëja më të mirën, por është e vërtetë që gabova. Asnjëherë nuk e kam pasur problem të pranoj gabimet e mia, por duhet të kuptoj edhe kontekstet”, ka thënë fillimisht Monchi në një intervistë për Il Messagero.

“Këtë sezon kam bërë gabime edhe në Sevilla, por në Andaluzi kam 24 vjet histori në favorin tim me 19 finale dhe 10 trofe që më bëjnë të qetësohem pasdite kur më duhet të nxjerr dy qentë në shëtitje”.

“Këtu më presin, por jo edhe në Romë. Aty nuk pata kohë t’i korrigjoja gabimet e mia. Duke parë mbrapa, do të kishte kaq shumë gjëra që nuk do t’i bëja më kurrë”.

“Gabimi i madh ishte se duhej të kuptoja më mirë se çfarë ishte Roma. Çfarë përfaqëson ajo për qytetin, tifozët dhe shtypin. Dhe kur e kuptova, ishte tepër vonë. 95% e përgjegjësisë është e imja”.

Monchi tutje shtoi se nuk kërkon hakmarrje në finale, ku është dueli i tij i parë ndaj ish-skuadrës së tij.

“Jam i lumtur që ndodhi në një finale, po të më kishin pyetur se me kë do të kisha dashur të luaja këtë lojë nuk do të kisha dyshuar, do të kisha thënë Roma”.

Eksperienca e tij jashtë vendit e lë në dyshim për ta përsëritur, megjithëse nuk e përjashton.

“Nuk e di nëse do të kem forcë, vitet kalojnë. Por ka disa ide në kokën time. Të shohim”, përfundoi drejtori i njohur sportiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori