Personat e sëmurë nga gripi në kohën kur nuk ekzistonin antibiotikët kanë pasur vetëm 50 për qind gjasa për të mbijetuar. Kjo është një prej arsyeve pse mjekët nuk duan që antibiotikët të humbasin veprimin e tyre
Bakteret po bëhen gjithnjë e më rezistente ndaj antibiotikëve dhe kjo është një prej arsyeve kryesore pse çdo vit në Evropë humbin jetën 25.000 persona.
Një prej gjërave kryesore që ndikojnë në rezistencën e baktereve është teprimi me përdorimin e antibiotikëve. Duke u përdorur tepër antibiotikët, bakteret mund të mësojnë se s’i të mbijetojnë – prandaj është shumë me rëndësi që antibiotikët t’i merrni vetëm në rastet kur janë vërtetë të domosdoshëm.
Një numër i madh i njerëzve besojnë që antibiotikët mund të na shërojnë nga ftohjes, por ata nuk mund ta bëjnë këtë pasi që ftohjet shkaktohen nga virusët.
Shumica e antibiotikëve jepen si masë sigurie nga ana e mjekut, edhe pse ata nuk janë të nevojshëm për pacientin, mjekët duan të jenë të sigurt në rast se infeksioni është bakterial, dhe jo virusal.
Antibiotikët nuk janë të nevojshëm në rastet kur na dhemb fyti, kur kollitemi dhe definitivisht, kur kemi grip.
Ekzistojnë fakte që kur nuk e përfundojmë terapinë me antibiotikë deri në fund, ose kur shfrytëzojmë vetëm ata që na kanë mbetur nga përdorimi i mëhershëm, niveli i koncentrimit të ilaçit në gjak nuk arrin nivelet optimale që nevojiten për të shkatërruar bakteret. Në këtë rast shkatërrojmë vetëm ato më të ndjeshmet, ndërsa ato që janë më të fuqishme bëhen më rezistente, kurse të dhënat tregojnë që vetëm gjysma e personave e përfundojnë terapinë deri në fund.
Gjithmonë konsultojeni mjekun se sa gjatë duhet të merrni antibiotikët.
Nuk ka nevojë që t’i shmangim për të evituar rezistencën ndaj tyre, por është me rëndësi që t’i marrim kur vërtetë na nevojiten, dhe ç’është më e rëndësishme, duhet të jemi mirënjohës që na ndihmojnë edhe më tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit