Kur delet tentojnë të kalojnë rrugën e mbuluar me akull (Video)

14:"© Jukin Media
Ky është momenti interesant kur një tufë delesh të udhëhequra nga një ”alpaca", përpiqen të kalojnë nëpër një rrugë të mbuluar me akull, në të cilën vazhdimisht rrëshqisnin dhe rrëzoheshin.
Tufa e deleve mundoheshin ta ndjekin pas "alapacën", por shumica prej tyre rrëzoheshin në tokë dhe assesi nuk mund të arrinin të kalonin në pjesën që nuk kishte akull, transmeton Telegrafi.
Ngjarja qesharake është filmuar në Winchester Springs në Ontario të Kanadasë, ku temperaturat shkojnë deri në minus 16 gradë Celsius.
Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar nga mijëra njerëz nga e mbarë bota, ndërsa është interesant se si në fund të videos delet hutohen dhe grumbullohen, duke u frikësuar të vazhdojnë rrugën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































