Kuqi, trajneri i ardhshëm i Honkas?

Ai ka thënë se bisedimet kanë nisur me Kuqin dhe me disa legjenda të futbollit, por që bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Honka të premten shkarkoi trajnerin Mika Lehkosuon. "Ne kemi negociuar me disa kandidat që mund ta marrin postin e trajneri.
Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Ne kemi disa kandidatë interesant", ka thënë Auvinen. Uebfaqja finlandeze "iltasonomat.fi" nga burimet e saja ka bërë të ditur se kandidati kryesor për ta drejtuar Honkan është Shefki Kuqi. Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as vet Auvinen.
"Mund të jeta ai, pasi është në opsion. Le të themi vetëm se ne kemi treguar interesim për të. Siç thashë negociatat do të vazhdojnë dhe shpresojmë që sa më shpejtë të zgjidhet çështja e trajnerit", ka shtuar Auvinen.
Kuqi 37-vjeçar ka një vit që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. Vet Kuqi më herët për gazetën pati deklaruar se nëse do t'i vijë ndonjë ofertë për të udhëhequr ndonjë skuadër do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga futbolli aktiv.
"Jam në përfundim të marrjes së licencës për trajner. Unë tash e një kohë të gjatë ndeshjet po i shikojë nga këndi i trajnerit. Dhe, nëse më vjen ndonjë ofertë do ta shqyrtojë", pati thënë Kuqi. /Koha/Telegrafi/






















































