LAJMI I FUNDIT:

Kuqi: Fitore e madhe, të gjithë futbollistët po e japin maksimumin

Kuqi: Fitore e madhe, të gjithë futbollistët po e japin maksimumin

Feronikeli ’74 ka marrë tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-1.

Florent Avdyli dhe Ibrahim Cërvadiku realizuan golat për skuadrën vendase, derisa Drilon Hazrollaj për mysafirët.

Trajneri i ‘Industrialistëve’, Shefki Kuqi ka folur pas ndeshjes duke thënë se ishte i bindur në fitore.


“Po fitojmë me mund të madh. Pavarësisht kësaj, unë kam një grup lojtarësh që po japin më të mirën. Secili ndryshim në formacion, secili zëvendësues, po e jep maksimumin”, tha Kuqi pas ndeshjes.

Feronikeli '74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës
Lexo po ashtu Feronikeli '74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

Kuqi ka thënë se kanë bërë paraqitje shumë të mira sidomos në ndeshjet e fundit dhe se nuk ka rëndësi kundërshtari, pasi synojnë vetëm fitore.

“Po bëjmë lojë të mirë, atraktive, por rezultatet nuk kanë qenë ato që i kemi merituar. Kjo është fitore e madhe. E kam pasur bindjen e madhe për fitore. Edhe pse pranuam gol, u kthyem në lojë dhe dominuam”.

“Kemi bërë paraqitje shumë të mira, sidomos në 4-5 ndeshjet e fundit. Nuk ka rëndësi se kush ka qenë përballë nesh, kemi luajtur mirë. Tani djemtë do të pushojnë e do t’i kthehemi punës. Synim i kemi vetëm fitoret”, ka deklaruar Kuqi. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori