Kuq e Zi në Vitaland - festimi i Ditës së Flamurit në parkun e argëtimit

Vitaland, destinacioni i preferuar për argëtimin e familjeve në Kosovë, organizoi një event special për të festuar Ditën e Flamurit më 28 Nëntor. Ky event solli së bashku familje dhe miq në një mjedis plot gëzim dhe argëtim për të festuar ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe bashkimit kombëtar.
Eventi përfshiu një sërë aktivitetesh për të gjitha moshën, duke i ofruar vizitorëve një përvojë të paharrueshme të festës. Aktivitetet e ditës përfshinin foto me maskota, vallëzime popullore, pikturë në fytyrë me simbole kombëtare dhe shijimin e ushqimeve tradicionale. Maskotat ishin një ndër atraksionet më të pëlqyera, duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve. Valle popullore u organizuan për të ringjallur dhe festuar trashëgiminë e pasur kulturore, ndërsa artistët e pikturës në fytyrë krijonin vepra arti me inspirim kombëtar. Ushqimet tradicionale të ofruara me çmime promocionale sollën një element të shtuar shijesh për të gjithë vizitorët. Krejt u kënaqaa, thotë slogani i Vitaland, dhe kjo ishte më shumë se e vërtetë gjatë këtij eventi të veçantë.
Për më shumë informacione vizitoni:
Facebook: VitalandInstagram: vitalandparkWeb: https://vitaland-ks.com/









































