Përmbajtja e Ligjit për Prokurorinë Publike të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, pas disa debateve publike, nuk paraqet formën më të mirë për ngritjen e profesionalizmit, por edhe procedimin e të gjitha lëndëve gjyqësore, qofshin ato edhe në fazën para hetimore.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar përplasjet e ashpra mes partive politike lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili ka nisur të debatohet që nga përfundimi i afatit të Prokurorisë Speciale për ngritjen e padive deri më 30 korrik të vitit 2017, e që kanë vazhduar edhe pas shuarjes së kësaj prokurorie, për shkak të përfshirjes së drejtuesve të saj në vepra të rënda penale.
Dallimet kryesore mes partive kanë të bëjnë me nenin 110 të ligjit që përjashton përdorimin e bisedave telefonike të përgjuara në mënyrë ilegale si bazë për ngritjen e padive të reja, por lejon përdorimin e tyre vetëm si indikacione. Kjo zgjidhje shpëton nga ndjekja disa zyrtarë të opozitës të akuzuar për disa vepra penale, por jo edhe shumë të tjerë që po ashtu janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
OBRM-PDUKM-ja e ka kundërshtuar ligjin pasi kërkon që të gjitha veprat penale të ngritura mbi dëshmitë e materialeve të përgjuara telefonike të anulohen, ndërsa gjithashtu ka akuzuar se përmbajtja e ligjit është hartuar në atë mënyrë që amniston zyrtarët e qeverisë aktuale, përfshirë sipas saj, edhe vetë kreun e partisë qeverisëse të LSDM-së, Zoran Zaev.
Profesori i Fakultetit Juridik në Shkup, Gordan Kallajxhiev, thotë se dispozitat e ligjit lënë hapësirë për interpretime të ndryshme, ndërsa vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën që përgjimet të mos përdoren si prova, por vetëm si indikacione.
“Ky term përdoret gabimisht duke tentuar ta paraqesë gjoja si njohuri të mbledhura në mënyrë joformale. Mendoj se ky është kulmi i injorancës ligjore. Por, kjo tashmë është pjesë e ligjit. Kjo tregon se kualiteti i procedurës përmes së cilës kalon ligji, nuk është filtër, andaj edhe përmes tij kalojnë marrëzira juridike. A do të thotë kjo amnisti, vështirë se mund të thuhet qartë, por është e sigurt se kur disa dëshmi nuk do të mund të shfrytëzohen për një procedurë të caktuar, atëherë vështirë se do të dëshmohet fajësia ”, thotë Kallajxhiev.
Ish-prokurori publik, Aleksandar Nakov, tërheq vërejtjen se ligji i ri nuk duhet të sillet në mënyrë të përshpejtuar për të evituar gabimet sikur me Ligjin për Prokurorinë Speciale, i cili ishte miratuar me pëlqimin e të gjitha partive, por që kishte më vete zbrazëtira të shumta juridike.
“Partitë vetëm se dëshirojnë të pastrojnë punët e pista, ndërsa përmbajtja e ligjit nuk është juridikisht e qëndrueshme. Me rëndësi është që të kemi ligj kualitativ, ligj që nuk lë hapësirë për dyshime se me të do të ketë amnisti për persona të përfshirë në vepra penale”, deklaron Nakov.
Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut, thotë se është koha që drejtësia përfundimisht të vendoset në vend.
“Ligji i Prokurorisë Publike duhet të kthejë në jetë drejtësinë e vdekur. Opozita e ka kundërshtuar miratimin e këtij ligji me arsyen e vetme pasi nuk dëshiron që të nxirren para drejtësisë të gjitha ata që në një mënyrë kanë bërë shkelje të rënda, ata që kanë rrënuar për shumë vite sistemin e drejtësisë. Drejtësia duhet të vendoset në vend, një orë e më parë pasi qytetarët kanë nisur të humbin besimin edhe në institucionet aktuale. Çdo zvarritje, çdo tendencë për ndonjë amnisti do të ishte e papranueshme”, ka deklaruar Najçevska.
Bisedat e përgjuara telefonike të ish-zyrtarëve të qeverisë që drejtohej nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski janë publikuar për disa muaj rresht në fillim të vitit 2015.
Kjo aferë e publikuar nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, kishte shkaktuar krizë të rëndë politike në Maqedoninë e Veriut, gjë që kishte çuar në formimin e një Prokurorie Speciale, e cila ka ngritur dhjetëra padi kundër ish-zyrtarëve për keqpërdorime të shumta, përfshirë edhe Nikolla Gruevskin, i cili për një nga veprat e akuzuara është dënuar me 2 vjet burgim, por që i ka ikur vuajtjes së dënimit duke u arratisur në Hungari ku ka fituar statusin e azilit politik./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite