LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarët e Kosovës në garat e ‘FIBA Europe Cup’ në 3×3

(Foto: basketbolli.com)

Kosova do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në Constanta të Rumanisë në 3×3.

Te meshkujt Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Kosovën te meshkujt do ta përfaqësojnë Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena. Te femrat Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë.

Kjo është hera e parë që Kosova do të garojë në konkurrencën e femrave në këtë garë ndërkombëtare. Kosovën do ta përfaqësojnë Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.

Ekipin e Kosovës në 3×3 te meshkujt dhe femrat e përfaqësojnë ekipet fituese në turneun 3×3 që u mbajt javën e kaluar në Marigona Rezidencë, ku Grapeland triumfoi te meshkujt dhe Alma te femrat.

Përcaktimi i kundërshtarëve nuk është bërë me short, por si kriter është përdorë renditja e federatave në 3×3 në maj 2021. Ekipet e Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.

(Foto: basketbolli.com)

Kosova do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në Constanta të Rumanisë në 3×3.

Te meshkujt Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Kosovën te meshkujt do ta përfaqësojnë Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena. Te femrat Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë.

Kjo është hera e parë që Kosova do të garojë në konkurrencën e femrave në këtë garë ndërkombëtare. Kosovën do ta përfaqësojnë Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.

Ekipin e Kosovës në 3×3 te meshkujt dhe femrat e përfaqësojnë ekipet fituese në turneun 3×3 që u mbajt javën e kaluar në Marigona Rezidencë, ku Grapeland triumfoi te meshkujt dhe Alma te femrat.

Përcaktimi i kundërshtarëve nuk është bërë me short, por si kriter është përdorë renditja e federatave në 3×3 në maj 2021.

Ekipet kombëtare të Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Kalo në kategori