Nga: Lazër Stani
Një status i publikuar dje me titullin “Mësoni turqisht me Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, ngjalli shumë debate, pakënaqësi, mendime të kundërta. E respektoj mendimin e secilit, të drejtën për të mbrojtur dhe për të shprehur qëndrimet e veta, pikëpamjet e veta.
Unë jam shkrimtar, jo gjuhëtar. Çdo shkrimtar në këtë rrokulli, ka një lidhje emocionale me gjuhën në të cilën shkruan, një lidhje dashurie që nuk mbaron kurrë. Unë nuk kam asgjë me gjuhën turke, dhe as me ndonjë gjuhe tjetër, pasi çdo gjuhë e konsideroj pasuri të njerëzimit. Por, si shkrimtar që shkruaj në gjuhën shqipe (nuk është zgjedhja ime, shqiptar kam lindur) e dua gjuhën time, më dhembin edhe sot e gjithë ditën vuajtjet e saj në histori, plagët e saj të dhunshme, shtrembërimet, masakrimet, ndotjet, njollosjet.
Unë nuk jam nga ata, që i mohon vlerat e “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe”. Përkundrazi, jam ndër njerëzit që e shfleton pothuajse çdo ditë. Por, kjo nuk me pengon të shoh mangësitë që ka. E di se është një fjalor i hartuar në kushte të vështira, në kushtet e diktaturës dhe me metodologji marksiste çka ka bërë që fjalori të këtë, veç mangësive të tjera, edhe një ngarkesë të zymtë ideologjike. Mendoj se këto tridhjetë vjet kanë qënë të mjaftueshme për t’i bërë një redaktim shkencor fjalorit, duke e çliruar atë nga ideologjia. Por, në të gjitha botimet nuk e ka marrë kush mundimin ta bëjë këtë, të paktën në botimet që kam parë unë.
Së dyti, dhe kjo çështje jo më pak e rëndësishme, është përzënia nga fjalori i fjalëve të huaja të panevojshme, turqizma qofshin këto, apo të huajtura nga gjuhë të tjera, që janë futur si njolla në trupin e shqipes. Unë nuk besoj se ka gjuhëtar normal, që të thotë se janë të nevojshme në leksikun e shqipes fjalë të tilla, si aksham, sabah, haber, zullum dhe qindra e qindra fjalë të tjera të kësaj natyre, që janë përfshirë “pa doganë” në “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”. Shkakun nuk e di, por argument shkencor këtu nuk gjej.
Dhe e fundit që dua të them është se asnjë fjalor nuk është punë e kryer njëherë e përgjithmonë. Fjalori në konceptin tim është një libër i hapur që çdo ditë pasurohet, përtërihet, përkryhet. Qëndrimi dogmatik ndaj një fjalori të hartuar në rrethana të caktuara historike, aspak të favorshme për shkencën dhe të vërtetën, nuk më duket qëndrim i arsyeshëm. Dhe as shkencor kurrsesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

Historia e engjëllit mbrojtës të Van Goghut
Pelegrinazhi i madh bektashian: Abaz Aliu dhe Mali i Tomorrit

Kujt ia kushtoi Esenini poezinë e famshme - nënës apo gjyshes?

(R)evolucionari Orhan Kerkezi

RRUGA E MOÇME

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn