Site icon Telegrafi

Kumbulla dhe Pellegrini kthehen në stërvitje te Roma

(Foto: Instagram/maxkumbulla)

Lorenzo Pellegrini dhe Marash Kumbulla janë kthyer në stërvitje me bashkëlojtarët te Roma, pasi janë rikuperuar nga lëndimet.

Trajneri Jose Mourinho ka marrë lajme të mira para ndeshjeve të Serie A, ndërkohë që Giallorossët përgatiten për takimin ndaj Genoas.

Pellegrini, i cili u largua nga Italia për shkak të lëndimit, është rikuperuar nga lëndimi i gjurit në kohë për udhëtimin në Liguria.

Kumbulla, po ashtu, është kthyer nga lëndimi muskulor dhe të enjten është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Lexo po ashtu Kumbulla do të kthehet në Romë, ka pësuar dëmtim me Anglinë

Roma planifikon t’u kthehet fitoreve dhe t’i rikuperojë pikët e humbura pas paraqitjeve jo të kënaqshme në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version