LAJMI I FUNDIT:

Kumbaro: Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110 për qind

Kumbaro: Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110 për qind

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë, Tatjana Matiq, foli në Beograd më 5 korrik me ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, për përmirësimin e bashkëpunimit dhe performancës në tregjet e përbashkëta.

Në një fjalim para gazetarëve, Kumbaro-Furxhi tha se nga viti 2019 deri në vitin 2021, numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur me 110 për qind.

“Është rezultat i komunikimit më të mirë brenda Ballkanit të Hapur, i cili krijon frymën e komunikimit që është e nevojshme [për bashkëpunim]”, tha ajo.


Duke folur për sezonin e sivjetshëm në Shqipëri, ajo theksoi se në katër muajt e parë, numri i turistëve nga e gjithë bota është rritur me 55 për qind dhe numri i turistëve nga Serbia me 29 për qind.

Ajo tha se viti 2019 ishte viti më i mirë turistik në të cilin erdhën në Shqipëri rreth 6.4 milionë turistë, përfshirë edhe ata nga rajoni.

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë, Tatjana Matiq, tha se performancat e përbashkëta të Serbisë dhe Shqipërisë në fushën e turizmit do të kontribuojnë në rritjen e numrit të turistëve në rajonin e Ballkanit.

“Ne folëm për përmirësimin e bashkëpunimit dhe performancës në tregjet e përbashkëta, në tregun kinez dhe tregjet e mëtejshme në Azi”, tha Matiq, transmeton REL.

Dy ministret diskutuan edhe për problemet me të cilat përballet rajoni, mungesën e kapaciteteve njerëzore, si dhe projektin që lidhet me dixhitalizimin e ofertës turistike.

“Dëshirojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të na bashkohen në këtë projekt, në mënyrë që të kemi një platformë të përbashkët dixhitale në kuadër të nismës Ballkani i Hapur”, tha Matiq.

Ajo tha se Serbia këtë vit ka shënuar rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj. Në katër muajt e parë ka pas

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori