LAJMI I FUNDIT:

“Kumanova”, pala mbrojtëse kërkon për dëshmitarë Ahmetin e Grubin (Video)

“Kumanova”, pala mbrojtëse kërkon për dëshmitarë Ahmetin e Grubin (Video)

Gjyqi për Grupin e Kumanovës i cili ngarkohet për veprën e terrorizmit do të vazhdojë pas 10 ditësh me dëshminë e Beg Bajrës. Pasi të dëgjohen dëshmitë e të gjithë të akuzuarve në sallën e gjyqit në cilësinë e dëshmitarit pritet të ulen edhe politikanë e ekspertë të ndryshëm. Në mesin e dëshmitarëve të cilët do të propozohen nga pala mbrojtëse janë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, ndërmjetësuesit e OSBE-së, ish ministra e Brendshme Gordana Jankullova, ish kreu i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov si dhe ish ministri Mitko Çavkov.

Avokati Naser Raufi për Alsat-M thotë se dëshmitarët që do propozohen fillimisht do të duhet të pranohen nga Trupi Gjykues.

“Nuk mund të ju tregoj motivet e mbrojtjes se për çfarë janë propozuar këtë persona në listën e përbashkët , por ka të bëjë në telefonata për shqyrtimin e rastit, në bazë të telefonata është me rëndësi intervali kohor se kur janë bërë këta telefonata , pasi që këtu i kemi disa punë kontradiktore se në cilin interval kohor janë zhvilluar këta telefonata”, deklaroi Raufi.


Edhe avokati Asmir Alispahiq konfirmon se zyrtarët e lartë do të munden të jenë dëshmitarë vetëm nëse pranohen si të tillë nga gjykata.

Disa prej zyrtarëve janë shprehur të gatshëm për të dëshmuar për zhvillimet në Lagjen e Trimave në 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë nëse një gjë e tillë ju kërkohet.