LAJMI I FUNDIT:

Kultivuesit e duhanit në Saraçinë të pakënaqur me çmimin e blerjes (Video)

Kultivuesit e duhanit në Saraçinë të pakënaqur me çmimin e blerjes (Video)

Bujku Idriz Hajrullahu është njëri ndër banorët e fshatit Straçincë i cili prodhon duhan. Në oborrin e tij ka mbi 500 kg duhan, i cili është duke u tharë nën najlon. Por, Idriz Hajrullahu thotë se përpjekjet dhe mundi i dhënë rreth prodhimit të kësaj kulture nuk paguhet të paktën me çmimin që ofrohet gjatë blerjes.

Idriz Hajrullahu theksoi se ka një marrëveshje me fabrikën e duhanit “Sokotap” për blerje të duhanit, por nga atje i kanë ofruar çmim shumë të ulët. Ai thotë se me atë përfitim nuk do të mund të plotësojë nevojat e familjes së tij.

Ministri i bujqësisë Mihaill Cvetkov lidhur me dyshimet e bujqve për vlerësimin e cilësisë së duhanit deklaroi se çmimi varet nga kualiteti i duhanit. Ai thotë se ekzistojnë mekanizma për rregullimin e çmimit për blerjen e duhanit.


Sipas ministrit Cvetkov deri më tani tek komisioni i shkallës së dytë nuk kanë arritur ankesa. Por nuk e përjashtoi mundësinë e tyre pasi që edhe në disa rajone tjera në Maqedoni ka prodhues të duhanit që nuk janë të kënaqur me çmimin e ofruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori