Site icon Telegrafi

Kultivimi i grurit dhe misrit po vazhdon të mbështetet nga Komuna e Gjilanit

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Bajram Isufi tha se prodhimi dhe kultivimi i grurit e misrit, po vazhdon të mbështetet nga Komuna e Gjilanit.

Isufi theksoi se prodhimi dhe kultivimi i grurit dhe misrit, është ndër prioritetet e tyre.

Prioritet ndër pritoritete e kanë prodhimin foragjer, me theks të veçantë prodhimin dhe kultivimin e grurit dhe misrit, si dy prej kulturave jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit”, ka theksuar ai.

Më tej drejtori i Bujqësisë, tregoi se në këtë vit 638 fermerë gjilanas përfituan 1000 thasë farë misri dhe 2000 thasë pleh artificial, të mjaftueshme për mbjelljen e sipërfaqes e 500 hektarëve dhe 200 tonë farë gruri për mbi 800 fermerë.

“Jemi një ndër komunat e vetme që e subvencionojmë farën e misrit dhe farën e grurit në nivel të Republikës së Kosovës”, tha Bajram Isufi.

Sipas tij edhe Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit, ka dyfishuar subvencionet për këto dy kultura bujqësore.

“Kemi paraparë mbështetje për fermerët në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe kemi prioritet të vazhdueshëm në rritjen e mirëqenies së tyre në çdo aspect”, tha Isufi.

Drejtori i Bujqësisë, theksoi se së bashku me kryetarin e komunës Alban Hysenin, do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar, trajnuar, këshilluar ata me të gjitha kapacitetet komunale. /Telegrafi/

Exit mobile version