Distria Krasniqi u kurorëzua si e para në botë në Kampionatin Botëror për juniorë në xhudo i cili po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministri Shala përgëzon xhudisten Krasniqi dhe ekipin e saj trajnues për këtë sukses të arritur.


“Ky rezultat i Distrias është i mirëpritur dhe na gëzon e na bën krenar të gjithëve për suksesin e saj”.

“Në anën tjetër, dëshmon për cilësinë e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, ndonëse vend i vogël, por, Kosova po tregon se posedon shumë talente”, ka thënë Shala. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app