LAJMI I FUNDIT:

Kujdes shfrytëzues të Facebook – Mos hapni aplikacione për ‘ndërrimin e ngjyrës’

Kujdes shfrytëzues të Facebook – Mos hapni aplikacione për ‘ndërrimin e ngjyrës’

Oferta për ndërrimin e ngjyrës së kaltër të Facebook në ngjyra të tjera, është një virus që aktivizohet dhe dëmton kompjuterin tuaj.

Këtë aplikacion nuk dihet se kush e ka krijuar, ndërsa është duke dëmtuar kompjuter në shumë vende të botës.

Zyrtarë nga Facebook kanë thënë edhe më herët se ‘nuk do të ketë ndërrim të ngjyrës klasike’ që ka ky rrjet social.

Ndryshe, në këtë aplikacion të rrezikshëm që vjen si ofertë në llogarinë e juaj, ju ofrohet të zgjidhni nëntë ngjyra që ju pëlqejnë./Telegrafi/