LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Mund të infektoheni me coronavirus në tualet: Nuk bën të veproni kështu, të gjithë e kemi këtë shprehi!

Kujdes! Mund të infektoheni me coronavirus në tualet: Nuk bën të veproni kështu, të gjithë e kemi këtë shprehi!

Mënyrën e këtillë të transmetimit të virusit lehtë mund ta pengojmë

Mbyllja me kapak e guacës së WC-së rekomandohet gjatë pandemisë së coronavirusit.

Një grup i shkencëtarëve ka zbuluar që virusi mund të përhapet nëpërmjet materieve fekale, të cilat gjatë shpëlarjes (lëshimit të ujit) të guacës së WC-së mund të “dalin” në ambient të jashtëm, shkruan “NYpost”, përcjell Telegrafi.


Sëmundja Covid-19 për të cilën tashmë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mund të transmetohet nëpërmjet transmetimit fekal dhe oral, gjithashtu mund të përhapet edhe nëpërmjet jashtëqitjeve të aerosolizuara.

Këtë studim e ka mbështetur dhe publikuar Shoqata e Profesionistëve të Kontrollit të Infeksioneve dhe Epidemiologjisë.

Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për t’u bartur në ajër.

Jashtëqitja e cila është e aerosolizuar mund të përhapet në ajër kur e lëshoni ujin në guacën e WC-së, gjë që çon në përhapjen e aerosolit, e cila ndonjëherë përmban materie fekale të krijuara nga shpëlarja.

Mbylleni guacën me kapak, pastaj lëshojeni ujin – ka këshilluar profesori i inxhinierisë së makinerisë nga Universiteti Purdue, Dr. Qingyan Chen, në një intervistë me Forbes.

Chenka shtuar se kjo është zgjidhje e thjeshtë, e cila ndihmon në kontrollimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet tualetit.

Sidoqoftë, asnjë studim nuk ka demonstruar në mënyrë të qartë ose hedhur poshtë lidhjen e sëmundjes me kapakun e tualetit, dhe domethënia e rrezikut mbetet gjerësisht e pakarakterizuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori