LAJMI I FUNDIT:

Kufjet e reja të iPhone shfaqen në video!

Kufjet e reja të iPhone shfaqen në video!

Një numër spekulimesh kanë qarkulluar nëpër internet mbi anulimin e konektuesit të audios në iPhone 7. Tani, kemi një video e cila shfaq se si do të mund të duken kufjet e reja në iPhone-in e ri.

Kanali i Youtube nuk tregon shumë detaje mbi kufjet EarPods në videon e publikuar, kështu që është e pa qartë nësë kufjet do të plasohen nga Apple apo ndonjë kompani tjetër.

Megjithatë, videoja konceptuale tregon se kufjet do të lidhen me telefon përmes konektorit Lightning, i cili përdoret poashtu për mbushjen e pajisjes në modelin paraprak të iPhone 7.


Së shpejti do të mund të mësojmë nëse kjo rrjedhje është e vërtetë, pasi që Apple pritet të lansoj iPhone 7 në shtator të këtij viti.