LAJMI I FUNDIT:

Kufjet Apple Vision Pro tani të disponueshme për blerje në Evropë dhe dy rajone të tjera

Kufjet Apple Vision Pro tani të disponueshme për blerje në Evropë dhe dy rajone të tjera

Apple Vision Pro më në fund është në dispozicion në grupin e fundit të rajoneve në të cilat u njoftua prezantimi i saj.

Që nga 12 korriku, Vision Pro është e disponueshme në Evropë, Kanada dhe Australi.

Por, jo e gjithë Evropa mund të pajiset me kufjet e Apple. Vetëm tre vende e kanë këtë të drejtë: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca.


Bëhet e ditur se të pesë rajonet do të shesin Vision Pro për një çmim më të lartë se SHBA-ja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Mbretëria e Bashkuar: 4,095 euro

Gjermani: 3,999 euro;

Francë: 3,999 euro;

Kanada: 3,338 euro;

Australi: 3,644 euro.

Këto pesë rajone, tani për tani, janë vendet e fundit ku Apple po sjell kufjet e saj.

Lista e plotë përfshin gjithashtu Kinën, Japoninë, Hong Kongun dhe Singaporin.

Megjithatë, nëse Vision Pro ka sukses dhe Vision Pro 2 hyn në prodhim, më shumë vende do t’i shtohen listës.

Dhe me këtë, një nga kufjet më të mira të prodhuara ndonjëherë janë tashmë të disponueshme ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Kalo në kategori