Ripërcaktimet më të rëndësishme territoriale pas Luftës së Madhe ndodhën në ish-Perandorinë Osmane. Nga Iraku në Palestinë, akoma sot duhet të përballemi me vendimet e marra nga fuqitë evropiane një shekull më parë
Një prej pasojave më të rëndësishme të Luftës së Madhe qe ripërunimi i kufijve gjeopolitikë në dritën e shpërbërjes së institucioneve të lashta perandorake. Mbijetesa e këtyre entiteteve territoriale ishte kompromentuar ndjeshëm nga “pranvera e popujve” dhe nga forcat centrifuge që kishin përflakur kontinentin evropian qysh nga mesi i ‘800. Lufta dhe humbja ushtarake i dekretuan kolapsin. Përtej axhustimeve territorial të Mittelevropës, ripërcaktimet më të rëndësishme dhe të konsiderueshme të kufijve ndodhën në Evropën Lindore, në zonën e ish perandorisë Habsburgase, të Rusisë cariste, e përmbysur në 1917, dhe sidomos në Lindje të Mesme, mbi gërmadhat e “sëmurit të madh” të ndjerë, Perandorisë Osmane.
Prania e një entiteti historik si “Porta e Lartë” kishte penguar, sidomos gjatë shekullit të XIX-të, kolonizimin e plotë e Lindjes së Afërme e të Mesme. Rënia e saj u mundësoi fuqive të Kontinentit të Vjetër që ta shtrinin influencën e tyre në këto zona me interes strategjik duke future “shpikjen e shteteve”. Iraku, Izraeli, Jordania, Libani, Siria, Kuvajti dhe Arabia Saudite qenë entitete shtetërore të krijuara ad hoc nga Franca dhe Britania e Madhe nëpërmjet “sistemit të mandateve” të dhënë nga Lidhja e Kombeve.
Kufijtë e rinj, të përcaktuar arbitrarisht, prekën rrezikshëm telat e fesë dhe të etnisë të popullsive të ndryshme të përfshira, duke shkaktuar dinamika të rrezikshme akoma sot para syve të të gjithë botës. Kontrolli i rrugëve të komunikacionit, monopoli i tregëtisë dhe më pas shfrytëzimi i rezervave petrolifere qenë interesat dominuese që udhëhoqën vendet evropiane në vendosjen, qysh përpara përfundimit të Luftës së Madhe, e rregullimit të ri territorial të zonave pasosmane. Për të garantuar supremacinë evropiane ishte e nevojshme të zbaothej motoja e vjetër divide et impera: të përçaheshin shoqëritë dominuese, të copëzoheshin dhe të zyteshin pakicat (parasëgjithash ajo kurde) kundër rivendikimeve arabe.
Midis entiteteve të reja, siç u cek më sipër, Kuvajti, për të frenuar zgjerimin iraken në juglindje dhe kufizuar me një copë tokë daljen në Gjirin Persik; Libani, për të dobësuar Sirinë; Transjordania, për të shmangur zgjerimin eventual në lindje të Izraelit të ardhshëm. Kështu, në Lindje të Mesme përmbysjet epokale e sjella nga Lufta e Madhe qenë ka mundësi shumë më të thëlla dhe më jetëgjata se ato të konfliktit të dytë botëror.
Me mbarimin e Luftës së Madhe, Traktati i Sèvres i 10 gushtit 1920 i përcaktoi më tej kufijtë e Lindjes së Mesme, tashmë të modifikuara nga lufta italo – turke (1911-12), nga ato ballkanike (1912 – 1913) dhe nga oaqet respective, duke e ndryshuar rrënjësisht fizionominë gjeopolitike të zonës. Turqia hiqte dorë nga çdo pretendim sovraniteti ndaj Egjiptit, Qipros (duke konfirmuar sovranitetin britanik) dhe mbi ishujt e Dodekanezit, që njiheshin zyrtarisht si territor italian pas 8 vitesh pushtim. Veç kësaj, Porta e Lartë u akordonte pavarësi vendeve arabe të tilla si Hixhazi, Negdi, Asiri, Jemeni, Siria Palestina, Transjordania dhe Iraku. Humbiste çdo territory evropian përjashto Konstandinopojën dhe Bririn e Artë; përveç Thrakës dhe ishujve të Imbrit dhe Tenodit, i cedonte Greqisë administrimin e një pjesë të Anadollit Perëndimor midis Gjirit të Adramitit dhe ati të Skalanovës me qytetin e Smirnes; njihte pavarësinë e Armenisë në vilajetet e Erzerumit, Trebizondës, Bitrlisit dhe Vanit; i jepte autonominë Kurdistanit. Anadolli jugperëndimor konsiderohet zonë e influencës italiane, ndërsa ajo juglindore i caktohet asaj të Francës, që shtrinte në këtë mënyrë pushtimin e Sirisë deri në Vargmalin Taurus, përfshi qytetin e Cilicisë.
Brigjet e Detit të Marmarasë, Bosforit e Dardaneleve dhe ishujt e Samoktrakisë, Imbrit, Lemnos, Tenedos dhe Mitilenës në Egje qenë çmilitarizuar dhe nënshtruar mbikëqyrjes së Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ndërsa qeveria sulltanore nënshkruante Traktatin e Sèvres, Gjenerali Mustafà Kemal mblidhte forcat e mbijetuara të kombit turk duke planifikuar luftës për pavarësi. Objektivi nuk ishte restaurimi i Perandorisë Osmane, por krijimi i një shteti të ri kombëtar turk. U shpartallua regjimi autonom i Armenisë; Armenia ruse cedoi distriktet e Karsit, Ardahanit dhe Artvinit (cedim që do të njihej nga Rusia sovjetike në paqen e Moskës me 16 mars të 1921). Me 10 shtator 1922, në kuadrin e luftës greko – turke (1919 – 1922), trupat turke ripushtuan Smirnen.
Në fund të konfliktit, Traktati i Lozanës (24 korrik 1923) anullonte atë të Sèvres: Turqia rikuperonte zonat e Smirnes, Thrakisë deri në lumin Maritza dhe ishujt Imbër e Tenedo; demilitarizimi – megjithatë i besuar qeverisë turke – kufizohej në brigjet e Ngushticave dhe me ishujt me të afërta me to. Me 2 nëntor 1922, i shpallur i rënë Sulltanati, Konstandinopoja humbi rangun e kryeqytetit në favor të Ankarasë (tashmë seli e Asamblesë Kombëtare), shtyllë e re e Republikës zyrtarisht e shpallur me 31 tetor 1923. Me 20 korrik 1936 Konventa e Montreux do ta njihte sovranitetin e plotë turk mbi zonën e Ngushticave, duke i ceduar edhe të drejtat që të mund t’i fortifikonte. Vetëm në përfundim të periudhës midis luftërave, me 23 qershor 1939, Franca do t’i cedonte Turqisë territorin e Sanxhakatit të Aleksandrisë, që ishte pjesë e mandatit sirian.
SIRIA DHE LIBANI
Masakrat antikristiane e fundit të ‘800 nxitën ndërhyrjen ushtarake franceze, e finalizuar në mbrojtjen dhe në sigurinë e besimtarëve. Fuqia evropiane pretendonte veç të tjerash nga Perandoria Osmane krijimin e një province speciale, “Libanit të Vogël”, e qeverisur nga një kristian i emëruar drejtpërsëdrejti nga Sulltani me pëlqimin e fuqive perëndimore. Kur në 1920 shpërtheu revolta arabe që shpalli pavarësinë e Sirisë nën egjidën e Emirit Faisal, trupat e Parisit ndërhynë sërish, duke e pushtuar vendin. Disa më pas, Franca i paraqiti Lidhjes së Kombeve planin për ndarjen e rajonit. Nën emrin Siri apo të “Shtetit të Levantit” u bashkuan vilajetet turke të Alepit, Bejrutit, Damaskut dhe Deir el-Zor.
Të shkëputur nga Turqia në 1918, këto territore në Konferencën e San Remo (25 prill 1920) ju caktuan në mandat Francës. Vendi u nda në katër shtete të bashkuar në federatë: Shteti i Damaskut, Shteti i Alepit, Libani dhe Shteti i Alavitëve; këtyre ju shtua në 1921 edhe Gebeli Druz. Më 1 janar të 1925, Damasku dhe Alepi u inkorporuan në një shtet unik të Sirisë (kryeqytet Damasku), nga i cili varej Sanxhakati autonom i Aleksandrisë, ndërsa territoret e alavitëve (ose të Latakia – Laodikeas) dhe të Gebelit Druz u krijuan qeveri autonome deri më 9 shtator 1926, kur u inkoporuan në Siri. Më 2 shtator 1938 në Sanxhakatin e Aleksandrisë u krijua Republika Autonome e Hatait, në bazë të një marrëveshjeje franko – turke. Më 23 qershor 1939, Franca ia cedoi territorin Turqisë. Italia, si fuqi mandatare, paraqiti një protest formale me 10 korrik 1939. Rajoni u pushtua në mënyrë të përbashkët nga forcat britanike dhe franceze deri në pavarësinë siriane dhe libaneze të vitit 1946.
PALESTINA DHE TRANSJORDANIA
Pas 400 vjetësh dominim Osman, ndarja e rajonit u planifikua nga Franca dhe Anglia me marrëveshjen sekrete Sykes – Picot (16 maj 1916) që ndante zonën e ndodhur midis Sirisë e Irakut në zona të ndryshme influence. Forcat ushtarake britanike pushtuan Palestinën më 1917. Tri vite më vonë, Konferenca e Romës ia atribuoi zyrtarisht mandatin Londrës, i konfirmuar nga Lidhja e Kombeve më 24 korrik 1922. Me Deklaratën Balfour të 2 nëntorit 1917 qeveria britanike impenjohej që të ndërtonte në Palestinë një qendër kombëtare hebraike që do të mund të mirëpriste hebrenjtë e rajonit dhe ata që, për shkak të diasporës, gjendeshin në vende të tjera. Çështja u debatua shumë dhe pikërisht për këtë motiv britanikët nuk e përmendën në mënyrë eksplicite formimin e një “shteti hebraik”, por preferuan të përdorin termin ambig national home që do të ruante edhe të drejtat civile e fetare të komuniteteve johebraike të Palestinës. Një valë e madhe emigruese e hebrenjve u regjistrua duke filluar nga mesi i shekullit të XIX-të. Vendbanimet e pare u asimiluan nga komponenti arab dhe shoqëria që u krijua karakterizohej nga një shkallë e lartë multikulturaliteti.
Fluksi emigrues hebre u inkurajua nga latifondistët arabë, që duke shitur tokat e tyre akumuluan një sasi të madhe paraje kesh – jo e riinvestuar. Blerja gjithnjë e më e madhe e tokave nga ana hebraike shkaktoi preokupimet e para të punëtorë palestinezë që përbënin pjesën më të madhe të popullsisë. Britania e Madhe propozoi lindjen e Komitetit Ekzekutiv Arab, një organizatë e ruajtjes së interesave të bujqëve arabë, si kristianë, ashtu edhe myslimanë, por palestinezët u kundërvunë. Shpërthenin kështu trazirat e para. Qenë shenjat fillestare e konfliktit tragjik e të pambarimtë arabo – palestinez, radikalizimi i të cilit do të ndodhte sidomos në vijim të arritjes së komponentit Ashkenazi, të çimpenjimit të plotë britanik (1947) dhe të lindjes së shtetit të Izraelit (1948).
Ashkenazitët perëndimorë vinin nga Gjermania, ata lindorë nga Polonia, Bjellorusia, Ukraina, Rusia, Kaukazi dhe Shtetet e Bashkuara. Për shkak të Rezolutës Nr. 181 të vitit 1947 – që parashikonte ndarjen e territorit të kontestuar midis një shteti palestinez, një shteti hebraik dhe një zone të tretë që përfshinte Jeruzalemin nën administrimin e Kombeve të Bashkuara – në brendësi të shtetit arab do të jetonte 1 për qind e popullsisë hebraike dhe në brendësi të shtetit jebraik 45 për qind e popullsisë arabe. Përqindja në zonën ndërkombëtare ishte më e ekuilibruar: 51 për qind me arabë dhe 49 për qind me hebrenj.
Në total në zonën e kontestuar ishte 67 për qind me popullsi arabe dhe 33 për qind me popullsi hebraike. Për të shmangur trazira dhe raprezalje, ishte përcaktuar që të inkoporoheshin të gjitha zona në të cilat sasia e kolonëve ishte e konsiderueshme pavarësisht se këta gjithësesi qenë në minorancë. Veç kësaj, shtoheshin zona të gjëra shkretëtire akoma të pabanuara në të cilat do të vendoseshin kolonët e shumtë hebrenj të ardhur nga Evropa. Sipas parashikimeve, të mbijetuarit e persekutimeve naziste do t’i jepnin jetë një emigraimi masiv. Ndërsa Agjencia Hebraike, megjithëse me ndonjë dyshim, e pranonte rezolutën e Kombeve të Bashkuara, grupet më ekstremiste si Irgun dhe Banda Stern refuzonin – në bazë të konceptit të Izraelit të Madh – vetë ekzistencën e një shteti arab. Argumentime të ngjashme, por me kahje të kundërt për palën radikale arane. Disa grupe mohonin ekzistencën e një shteti hebraik, të tjerë ankoheshin për mungesën e vijueshmërisë territoriale. Grupe paraushtarake sioniste dhe arabe nisën të veprojnë kundër vendimit të Kombeve të Bashkuara dhe i gjithë rajoni u zhyt në në kaos, i thelluar më tej ky nga tërheqja ushtarake britanike.
Në vitin 1950 Parlamenti izraelian [Knesset] do të miratonte Ligjin e Kthimit duke konfirmuar të drejtën e çdo hebreu për t’u vendosur në mënyrë të përhershme në vend. 2 vite më pas do të miratohej ligji që u jepte emigrantëve të drejtën e menjëhershme të shtetësisë. Dimensioned dhe natyra e popullsisë qenë në ndryshim të vazhdueshëm. Pas valës së madhe migratore nga Evropa, në vitet ‘50 u reduktua tendenca e të ardhurve të rinj. Për shembull, emigrimi nga Bashkimi Sovjetik ishte shumë i vështirë për shkak të armiqësisë së Stalinit ndaj shtetit të ri të Izraelit.
Nga Lindja evropiane arritën vetëm 300,000 njerëz. Trendi emigrues u reduktua edhe për sa u përket Shteteve të Bashkuara, grupi më i madh i diasporës i të cilave nuk ishte kushedi se çfarë i interesuar të emigronte. Në fakt, prej tij erdhën vetëm 1900 persona.
Kështu, për ardhjes së konsiderueshme të hebrenjve nga Evropa, komponenti tjetër i madh erdhi kryesisht nga Lindja e Mesme (232583), nga Afrika Veriore (92510) dhe, nga fundi i viteve ’50, do të çonte në ndryshimin progresiv e popullsisë izraeliane. Kjo pjesë minoritare (8 për qind përpara holokaustit) u bë shumë shpejt mazhorancë, edhe pse me pak, e popullsisë hebraike izraeliane. Për sa i përket Transjordanisë (apo Jordanisë), gjatë konfliktit të parë botëror tribùtë nomade të shkretëtirës u rebeluan si të gjithë arabët e Lindjes së Mesme me shtytjen britanike kundër dominimit turk. E bashkuar fillimisht me Palestinën nën mandatin anglez, rajoni u shkëput me 25 maj të 1923 dhe, në tetorin e 1925, siguroi edhe aneksimin e territorit të Maan dhe të portit të Aqaba – të cilit ju kundërvu Arabia Saudite. Në 1946 u njoh pavarësia totale dhe Abdullah u vetëshpall Mbret i Mbretërisë Hashemite të Transjordanisë.
IRAKU
Vilajetet e Basorës, Bagdadit dhe Mosulit, të skëputur nga Perandoria Osmane në 1918 dhe të pushtuar nga forcat ushtarake angleze, u bashkuan në një shtet të vetëm arab në zonën mesopotamike, që përfshinte rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumenjve Tigër dhe Eufrat, e cila u quajt Irak, emër që fillimisht përfshinte vetëm territorin e përfshirë midis Bagdadit dhe Gjirit Persik. I caktuar si mandat i Anglisë (2 mard 1921), shteti do të bëhej mbretëri me 23 gusht 1921. Në very, për të caktuar kufijtë e rinj me Turqinë u zgjodh kufiri administrative që kishte ndarë Vilajetin e Mosulit nga provincat e tjera osmane. Ky caktim u kontestua nga Turqia që rivendikonte territorin e banuar kryesisht nga kurdë. Kontestimi u zgjidh me 5 korrik 1926, kur marrëveshja e Ankarasë refuzoi instancat turke duke ia caktuar përfundimisht territorin Irakut.
Për sa i përket caktimit të zonave të tjera, në lindje, nga ana iraniane, u ndoq kufiri historik midis Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Persiane; në jugperëndim, me Negedin (Arabi Saudite) kufiri u caktua në mënyrë arbitrare për të kufizuar daljen në det e shtetit të ri. Midis dy shteteve u la një territor neutral prej rreth 5000 kilometrash katrore, i pasur me puse të frekuentuar me barazi të drejtash nga barinjtë nomadë e të dy vendeve. Popullsia irakene, e përbërë nga kurë, turkmenë, myslimanë sunitë e shiitë, u rebelua kundër administratës së Londrës dhe në fillimin e viteve ’20 Britania e Madhe vendosi në favor të lindjes së një shteti të vetëqeverisur. Siç u tha më lart, në 1921, u krijua monarkia kushtetuese e udhëhequr nga hashemiti Fysal, vëllai i Emirit transjordanez Abdallah. Më 30 qershor 1930, me Traktatin Anglo – Iraken, Londra i dha pavarësinë e plotë Irakut, që hyri në Lidhjen e Kombeve më 3 tetor 1932. Kështu, Anglia hiqte dorë formalisht nga mandate, por midis dy vendeve u nënshkrua një pakt miqësie dhe aleance që gjithësesi e detyronte Irakun në politikën britanike dhe siguronte interesat ekonomike të Londrës në zonë.
Nxjerrja e naftës nga vendburimet irakene filloi menjëherë pas Luftës së Madhe dhe zonat më të rëndësishme të përfshira në shfrytëzim qenë tre: Khanaqin (puse Naftkhanah), Mosul dhe Kirkuk, një prej lokaliteteve më të rëndësishëm për pasurinë dhe për cilësinë e produktit. Natyrisht që nxjerrja ishte tejet e kufizuar dhe në periudhën midis luftërave nuk i kalonte 120000 tonelatat, ndërsa një rritje e konsiderueshme u regjistrua në fundin e viteve ‘30 me inaugurimin e naftësjellësve lidhës midis Kirkuk dhe porteve të Mesdheut për të cilin Britania e Madhe dhe Franca hynë në konkurrencë. Pavarësisht pavarësisë formale, britanikët arrinin ta drejtonin politikën e vendit. Shiitët u përjashtuan nga nyjet komanduese në favor të komponentit sunit. Baza sociale e Irakut ishte jashtëzakonisht e paqëndrueshme: konfliktit midis shiitëve dhe sunitëve i shtoheshin, në veri, presionet gjithnjë e më këmbëngulëse kurde për njohjen e identitetit kombëtar. Dobësisë kronike të qeverisë irakene, nga mesi i viteve ’30 ju shtuan grushtet e ndryshme të shtetit që megjithatë nuk e minuan lidershipin britanik. Vetëm në vitin 1941, ngjitja e nacionalistit dhe panarabit Rashid Alì al-Gaylani e afroi Irakun me Italinë mussoliniane dhe me Gjermaninë naziste, por pas një fushatë ushtarake të shkurtër dhe intensive, Londra rivendosi kontrollin e saj.
GADISHULLI ARABIK
Shtetet dhe posedimet e Gadishullit qenë:
– Arabia Saudite, rezultuese nga bashkimi i Sulltanatit të Negedit dhe i Mbretërisë së Hixhazit në personin e Ibn Saud, me 11 janar 1926. Arabisë Saudite i ishte aneksuar edhe Emirati i Asirit;
– Jemeni, imamat arab i pavarur;
– Adeni, koloni dhe protektorat britanik, që përfshinte posedimin e Adenit, ishullin Perim në ekstremitetin jugperëndimor, Protektoratin e “9 Distrikteve”, i kontestuar nga Jemeni dhe nga viti 1933 Hadramauti mbi të cilin Britania e Madhe shtriu protektoratin me një akt unilateral;
– Një seri emiratesh e sulltanatesh përgjatë bregut arabik të gjirit të Omanit e Persik, të gjithë të nënshtruar ndaj Perandorisë Britanike, midis të cilëve: Sulltanati i Maskatit dhe Imamati i Omanit; 6 sulltanate të vogla të Bregut të Piratëve (territor që shtrihet nga Katari aktual në gadishullin Musandam); emiratet El-Qatar dhe El-Bahrein, posedimi i të cilit rivendikohej nga Persia; dhe Sulltanati i Kuvajtit.
– Së fundi ishujt Kuria Muria, që pas Luftës së Parë Botërore ju caktuan Indisë nga autoritetet britanike. Pas Luftës së Madhe, Londra konsideroi se arqipelagu i përkiste Indisë. /Limes/Përgatiti në shqip: Armin Tirana/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje