LAJMI I FUNDIT:

Kufijtë australianë do të rihapen për herë të parë në pandemi

Kufijtë australianë do të rihapen për herë të parë në pandemi

Australia do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke u dhënë lirinë e shumëpritur qytetarëve të vaksinuar dhe të afërmve të tyre.

Që nga marsi i vitit 2020, Australia ka disa nga rregullat më të rrepta të kufirit në botë – madje u ndalon njerëzve të saj të largohen nga vendi.

Politika është vlerësuar për ndihmën në “shtypjen” e Covid-19, por gjithashtu ka ndarë në mënyrë të diskutueshme familjet.


Por “është koha për t’u kthyer australianëve jetën e tyre”, tha kryeministri Scott Morrison, përcjell Telegrafi.

Njerëzit do të kenë të drejtë të udhëtojnë kur shkalla e vaksinimit të shtetit të tyre të arrijë 80%, tha ai në një konferencë shtypi të premten.

Udhëtimi nuk do të ishte menjëherë i hapur për të huajt, por qeveria tha se po punonte “drejt mirëpritjes së turistëve përsëri në brigjet tona”.

Ndryshe, aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna thelbësore ose vizita e një të afërmi që po vdes.

Ndërsa hyrja lejohet për qytetarët dhe të tjerët me përjashtime, por ka kufij të ngushtë “në numrat e mbërritjes”.

Në këtë drejtim, kërkesa për fluturime pritet të jetë e lartë dhe linjat ajrore tashmë kanë paralajmëruar për vonesa në rifillimin e shërbimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori