LAJMI I FUNDIT:

Kuba do të njeh pronën private me reformën e re kushtetuese

Kuba do të njeh pronën private me reformën e re kushtetuese

Kuba do të njohë zyrtarisht pronën private për herë të parë, falë Kushtetutës së re që përfshin një numër të shumtë ndryshimesh, sipas asaj që informojnë mediet shtetërore. Shitja e pronave u ndalua me ligj pas ardhjes në pushtet të Fidel Castros në vitin 1959, por u lejua pas ndryshimit të ligjit në vitin 2011.

Kushtetuta e re e shtetit të drejtuar nga komunistët do të riafirmojë faktin se planifikimi qendror dhe ndërmarrjet shtetërore janë kyçe për ekonominë. Ajo pritet të miratohet përmes një votimi në Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.

Draftkushtetuta do të kërkojë gjithashtu edhe votën popullore përmes një referendumi, për miratimin përfundimtar të saj në pjesën e mbetur të këtij viti. Nëse ajo kalon, do të zëvendësojë Kushtetutën aktuale që u miratua nga Partia Komuniste në vitin 1976.


Bazuar në reformat e propozuara, Partia Komuniste do të mbetet forca politike dominuese në Kubë, por presidentët do të kufizohen me dy mandate 5-vjeçare radhazi, ndërsa pushteti politik do të ndahet mes presidentit dhe kryeministrit.

Që prej vitit 2010, Kuba ka ndërmarrë një seri reformash tregtare, me synimin për të forcuar ekonominë e vendit ishullor.

Asambleja Kombëtare ka propozuar një seri reformash kushtetuese muajin e kaluar, përfshi edhe kufizimin e mandateve presidenciale dhe legalizimin e martesave gay, teksa vendi pritet të përcaktojë edhe të ardhmen politike.

Reforma e fundit kushtetuese e vitit 2002 dekretoi se, karakteri socialist i sistemit politik në Kubë ishte i parevokueshëm. Presidenti Miguel Diaz-Canel njoftoi muajin e kaluar se ish-presidenti Raul Castro do të udhëheqë reformat potenciale. Diaz-Canel mori frerët e pushtetit nga Castro gjatë muajit prill, ndërkohë që vëllezërit Castro, me Fidelin fillimisht dhe Raulin më pas, sunduan vendin mes viteve 1959 dhe 2018. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Botë
Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Serbia
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Kalo në kategori