Telegrafi

“Ku janë zjarrfikësit, atje po vdesin 50 njerëz” – pamjet dramatike pas aksidentit në Itali

Një dëshmitar i autobusit të aksidentuar në Mestre në afërsi të Venedikut, që dje ra nga ura ku si pasojë humbën jetën 21 persona dhe 15 tjerë u lënduan, ka filmuar momentet rrëqethëse pas tragjedisë.

E përditshmja italiane Corriere della serra, ka publikuar videon ku një burrë që e pa se çfarë ndodhi vrapon në drejtim të policisë.

“Ku janë zjarrfikësit? Atje po vdesin 50 njerëz”, dëgjohet duke bërtitur burri, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Ansa, në aksident ka humbur jetën edhe një foshnje disa muajshe, një 12-vjeç dhe një vajzë adoleshente.

Në mesin e 15 të lënduar tani janë identifikuar 11 e 4 janë ukrainas, dy shtetas të Spanjës, dy të Austrisë, një gjerman, një francez dhe një kroat.

Luigi Brunaro, kryebashkiaku i Venedikut, ka thënë për mediat lokale se me në aksident e kanë pësuar turistët.

“Është një tragjedi e madhe. Nuk kam fjalë. Pamjet apokaliptike janë. Autobusi ra nga ura dhe u përfshi nga zjarri”, shtoi Brunaro. /Telegrafi/