Ku është përmendorja e ''Aleksandrit'' që u hoq prej aeroportit të Shkupit?

Pas miqësimit me Greqinë, Zoran Zaev paralajmëroi se emri i aeroportit dhe autostradës ''Aleksandri i madh'' do të ndërrohen si shënjë e fqinjësisë së mirë.
Kjo u realizua! Tani aeroporti e ka emrin ''Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit'' dhe autostrada e ka emrin ''Miqësia'' apo anglisht ''Friendship''.

Gjithashtu, si shenjë bashkëpunimi në mes shteteve për të ardhmen, Maqedonia e hoqi edhe përmendoren e Aleksandrit të madh nga aeroporti dhe e njejta tani më është në një vend tjetër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

TAV, kompania turke që e ka aeroportin me koncesion për heqjen e përmendores thotë ''Ne i kemi kryer thuajse të gjitha punët që na janë dhënë lidhur me vendimin e Qeverisë për ndryshim të emrit të aeroportit. Të gjithë këto ndryshime janë bërë me harxhimet tona. Pasi kemi hequr përmendoren, i njejti i është dorëzuar institucioneve përkatëse, respektivisht shërbimeve të Qeverisë.''
Për linjën e re direkte Athinë-Shkup-Athinë, nga TAV thonë se nuk ka ndonjë kërkesë për leje të aterimit në aeroport. /Telegrafi/




















































