LAJMI I FUNDIT:

Kthimi në rishqyrtim i Ligjit për Këshillin e Sigurisë, kjo është kërkesa e Komisionit për Legjislacion

Kthimi në rishqyrtim i Ligjit për Këshillin e Sigurisë, kjo është kërkesa e Komisionit për Legjislacion

Në mbledhjen e Komisionit për Siguri po diskutohet për vendimin e presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi Mehmeti, e cila ka qenë kryesuese e grupit punues tha se në takimet që janë mbajtur gjatë hartimit të këtij ligji nga sponsorizuesi, kanë qenë prezent përfaqësuesit e presidencës, e të cilët nuk kanë pasur vërejtje.

“Në ato vërejtje apo sugjerime thuhet qe ka shkelje të Kushtetutës së Kosovës për një nen të caktuar që e rregullon udhëheqjen në gjendje të jashtëzakonshme. Ne si grup i kemi shqyrtuar të gjitha arsyet që janë deri këtu, dje e kam thirrur sponsorizuesin e këtij ligji dhe i kam pyetur, nga sponsorizuesi më është thënë që në të gjitha takimet kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e presidencës”, tha ajo.


Ajo kërkoi një interpretim të Komisionit për Legjislacion, se si të procedohet më tej me Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori