Kthimi i përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet qendrore të Kosovës nuk ndërlidhet me zgjedhjet presidenciale dhe as me rezultatin e këtyre zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 2 prill në Serbi, thonë përfaqësuesit e kësaj liste.
Braktisja e institucioneve qendrore të Kosovës nga Lista serbe ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike nga Kuvendi i Kosovës.
Slavko Simiq, drejtues i Listës Serbe dhe shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se përfaqësuesit e Listës Serbe mbesin pranë qëndrimit të tyre kundërshtues ndaj miratimit të këtyre dy ligjeve, veprim i cili, sipas tij, ka cenuar interesat vitale të komunitetit serb në Kosovë.
Megjithatë, sipas tij, Lista Serbe dëshiron të bëjë kompromis me partnerët e saj të koalicionit në Qeverinë e Kosovës, lidhur me fillimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Themelimi i Asociacionit, sipas tij është çështje kyçe që do të hapte rrugën për kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet qendrore dhe jo zgjedhjet presidenciale në Serbi.
“Procesi zgjedhor në Serbi, as tash e pas zgjedhjeve, nuk ka asnjë lidhje me kthimin tonë në institucione. Pra, ne edhe më tej nuk kemi bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë. Nuk e kemi dëshirën dhe vullnetin e tyre të sinqertë që të jemi të respektuar dhe që të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë të jenë të respektuara në përputhje me të drejtat ndërkombëtare. Nëse vazhdohet kjo praktikë, sigurisht që do të jemi në situatën që kështu të vazhdojmë deri te zgjedhjet parlamentare të Kosovës”, tha Simiq.
Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se pikërisht procesi zgjedhor në Serbi ka marrë vëmendjen e plotë edhe të Listës Serbe.
Sipas tij, mbi përfaqësuesit e këtij subjekti politik, ekziston presioni nga Beogradi që ata të presin deri në përfundimin e procesit zgjedhor në Serbi.
“Mbreti asnjëherë nuk do të thotë se ka qenë lakuriq. Pra, ata (Lista Serbe), sikur ta pranojnë diçka të tillë, atëherë qartësisht do të shihej lidhshmëria apo kushtëzimi nga Beogradi. Dëgjoni porositë nga Beogradi dhe do ta shihni se cilët janë diferencat ndërmjet atyre porosive dhe porosive nga Lista Serbe. Kryesisht ato përputhen, gjë që do të thotë se ato janë të sinkronizuara dhe se ata merren vesh. Me këtë që e thotë zoti Slavko Simiq, dëshiron të tregojë se ata janë plotësisht të pavarur, por ne të gjithë e dimë se sa janë ata të varur nga Beogradi”, tha Nojkiq.
Nojkiq ka shtuar se pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, pavarësisht rezultatit të tyre, Lista Serbe do të kthehet në institucionet e Kosovës.
Megjithatë, Simiq thekson se Lista Serbe ka vepruar dhe do të veprojë e pavarur, siç thotë ai, “në përputhje me interesat nacionale legjitime të bashkësisë serbe në Kosovë”.
“Kështu ka qenë edhe para këtyre zgjedhjeve presidenciale dhe kështu do të jetë edhe pas tyre”, tha Simiq.
Por, Nojkiq, vlerëson se mospjesëmarrja e Listës Serbe në institucionet qendrore të Kosovës, si dhe varësia e saj ndaj Beogradit, po e dëmton interesin e bashkësisë serbe në Kosovë.
“Mendoj se ndikimi i tyre do të ishte dukshëm më i madh, sikur t’i kishin qëndrimet e veta dhe sikur të ishin në kontakte të përhershme me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Çështja e zgjidhjes së problemeve më shumë mbështetet në bashkësinë ndërkombëtare se sa në Beogradin”, tha Nojkiq.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbia ka paralajmëruar se për zgjedhjet presidenciale në Serbi të 2 prillit, serbët e Kosovës do të votojnë në 90 vendvotime.
Zyrtarët e këtij komisioni kanë thënë se vendimi për vendvotimet në Kosovë do të vlejë me tutje, në qoftë se vlerësimi mbi sigurinë lejon që zgjedhjet të mbahen. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama