LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i ngjyrës së flokëve

Kthimi i ngjyrës së flokëve

Shkencëtarët gjermanë dhe britanikë kanë zbuluar mënyrën që t’u rikthejnë ngjyrën flokëve të cilat janë zbardhuar si pasojë e ndonjë sëmundje.

Disa sëmundje të lëkurës shkaktojnë humbjen e flokëve te pacientët, ndërsa kur flokët rriten sërish ato mund të jenë të bardha.

Këtë problem e kanë zgjidhur shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Mançesterit dhe ata gjermanë nga Universiteti i Lubeckut, të cilët kanë zbuluar se mund ta nxisin prodhimin e pigmentit i cili është përgjegjës për ngjyrën e flokëve.

Shkencëtarët kanë njoftuar se kjo teknikë është ende në kushte laboratorike dhe shpresojnë se do të ketë sukses edhe te njerëzit.