Poezi: Teodor Nedeljkov
Përktheu: Fadil Bajraj
Pas bredhjesh shumëvitëshe
Iu ktheva edhe unë qytetit tim të dashur.
Endem nëpër të, shëtis, bredh apo shikoj,
Çdo të njëqindëtit i them tung.
E atëherë e shikoj, e shikoj atë, dhe ajo më shikon mua,
Shikohemi, i kujtoj ditët e moçme,
Përpiqem ta kujtoj fytyrën e të panjohurit
Që mban dorën e saj
Ajo më shikon, hesht dhe me shikim flet,
Këtë e kam burrë, e këta janë fëmijët tanë, ato lodrat
Tona – në shtëpi janë,
Ai nuk i do, dhe as që do t’i çojë në shëtitje,
Të tutë janë edhepse ngapak i përngjajnë atij
E ai me ta as që do të luajë.
Eja, eja dhe shih veprat e netëve tona,
Frutet e netëve të pagjumë të cilët qeshin dhe qajnë,
Eja t’i shohësh krijesat e vogla të çuditshme
Të cilët ende pëshurren në shtratin
Prej gjaku dhe mishi.
O, eja ti, i cili kundërmon në fushat e paskajshme të pashkelura,
Ti, i cili kutërbon në të gjitha mansardat dhe bodrumet e botës,
Ti, i cili çdo të dytën ditë blen bukë dhe thuash i pasur jam, i pasur
Dhe i ngopur,
Eja ti, i cili urren të gjitha ligjet e kësaj shoqërie të marrë,
Eja ti, i cili me çdo të dytën femër martohesh,
Ti, që secilën e do, e puth apo e rrah,
Eja dhe largoje të huajin që është futur në hirin e vatrës sonë,
Ti, i cili filxhanin e kafes e mbush me verë,
E pi dhe e lëpin deri në marramendje.
Eja me atë qiri,
Thyeji të gjitha llambat që i ndesh rrugës,
Kape për bishti këtë të huajin e trashë,
Nxirre prej shtëpie si dikur macen e cila
T’i hante koret e bukës që t’i ruaja ty.
Eja, me atë erën e verës,
Dhe me kashtërat kutërbuese në flokë të cilën kurrë asgjë
S’do ta zëvendësojë.
Eja dhe më rrej se një ditë do t’i marrësh me vete gjithë
Këta fëmijë,
Dhe se do t’u thuash të gjithëve që të të thërrasin baba,
Eja ti i cili nga shishja e whiskeyt deri në gjysmë të gotës
E mbush sall me ujë,
Dehesh me të, kënaqesh me të
Stërkënaqesh me cigaren tashmë të pirë,
Dhe gjithnjë i gatshëm për ikje dhe pas saj
Mbetesh në trupin tim dhe në pasardhësit
e mi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë