LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i 11 kosovarëve nga Siria, ambasada amerikane: Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Kthimi i 11 kosovarëve nga Siria, ambasada amerikane: Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Ambasada amerikane në Kosovë, ka thënë se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Ky reagim i ambasadës vjen pas njoftimit të djeshëm të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili njoftoi se Kosova ka kthyer 11 shtetas të saj nga zonat e konfliktit në Siri.

“ShBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.


11 shtetas të Kosovës kthehen nga zonat e konfliktit në Siri
Lexo po ashtu 11 shtetas të Kosovës kthehen nga zonat e konfliktit në Siri

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla ka pohuar se Kosova gjithmonë do të jetë shtëpia e qytetarëve të saj.

“Ata të cilët kanë kryer krime, këtu apo jashtë, do të ndiqen penalisht. Gruaja dhe fëmijët që kemi kthyer sot kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë”, u shpreh ministri.

Ndryshe, që nga shpërthimi i konfliktit në Siri dhe Irak, rreth 400 kosovarë udhëtuan drejt Sirisë, në mesin e tyre, burra, gra dhe fëmijë. Nga ky numër, përgjatë viteve 242 persona u kthyen në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori