Kthehet vera, ngritën temperaturat në Kosovë

Nga fundjava pritet përmirësim i motit, ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa nga java e ardhshme vala e të nxehtit që ka kapluar perëndimin e kontinentit do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura të jashtëzakonshme sikur në vendet tjera evropiane.
Me 4 gusht - Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.
Me 5 gusht - Mot i nxehtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri në 31C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë një rritje të lehtë mbi vlera normale, përcjell Telegrafi.
Nga
Telegrafi
03/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































