Pas një pushimi njëvjeçar për shkak të pandemisë, “Topi i Artë” do të kthehet në vitin 2021 me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror që do të zbresin në Paris në muajin nëntor.

Gara për meshkuj është më e hapur për herë të parë pas shumë vitesh. Lionel Messi po kërkon të marrë çmimin e tij të shtatë, ndërsa rivali i tij Cristiano Ronaldo po konkurron për një triumf të gjashtë.


Ka shumë yje të rinj gjithashtu në garë. Robert Lewandowski do të shpresojë të fitojë “Topin e Artë” për herë të parë, ashtu si yjet e Chelseat, Jorginho dhe N'Golo Kante.

LionelMessiballon e1575280399660

Ndërkohë, “Topi i Artë” për femra ka të ngjarë të shkojë te një prej yjeve të Barcelonës, pasi ato siguruan një tripletë e famshme sezonin e kaluar.

“Topi i Artë” i vitit 2021 do të mbahet të hënën më 29 nëntor në “Teatrin du Chatelet” në Paris - i njëjti vend ku u mbajte çmimi 2019.

“France Football” nuk e ka shpallur ende orën e saktë të fillimit të mbrëmjes gala.

Theatre du chatelet

Kur zbulohen kandidatët për “Topin e Artë” të vitit 2021?

Të 30 kandidatët për çmimin te meshkujt dhe femrat do të zbulohen të premten më 8 tetor.

Nominimet për “Trofeun Yashin”, që jepet për portierin më të mirë të vitit, si dhe “Trofeun Kopa” për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, janë mbajtur të fshehta herën e kaluar dhe pritet të ndodh e njëjta gjë edhe këtë vit.

Shikuesit do të jeni në gjendje ta ndjekin ceremoninë në kanalin e ‘L'Equipe’ në YouTube.

topi i arte 1

Kush janë pretendentët për “Topin e Artë”?

Ka disa pretendentë të shquar për Topin e Artë 2021. Lionel Messi më në fund i dha fund pritjes së tij për një trofe ndërkombëtar në verë kur ai e udhëhoqi Argjentinën në lavdinë e Copa America.

Ai gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm 2020/21 - pavarësisht se luajti në një skuadër jashtëzakonisht jofunksionale të Barcelonës.

messi 6

Çifti fitues i Ligës së Kampionëve te Chelsea, N'Golo Kante dhe Jorginho - ky i fundit i cili gjithashtu fitoi edhe Euron 2020- kanë tërhequr gjithashtu shumë diskutime.

Ndërkohë, nëse jurisë iu pëlqejnë golat, Robert Leëandoëski ka një shans të mrekullueshëm.

Për “Trofeun Yashin”, fituesi i Euro 2020, Gianluigi Donnarumma me siguri do të ketë sfidë nga Edouard Mendy dhe Ederson për të marrë çmimin kryesor.

kante 1

Pedri dhe Erling Haaland ka të ngjarë të luftojnë për “Trofeun Kopa”.

“Topi i Artë” për femra do të shkojë në Barcelonë. Sidoqoftë, mbetet e pasigurt nëse Alexia Putellas, Caroline Graham Hansen, Aitana Bonmati ose Jenni Hermoso do ta fitojnë atë. Sam Kerr i Chelsea mund të vjedhë në podium, pasi edhe ajo shihet në garë./Telegrafi/

telegrafi sport app