LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në rigjykim një rast i korrupsionit

Kthehet në rigjykim një rast i korrupsionit

Kolegji i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar ankesën e të pandehurit S. M. dhe mbrojtësve të të pandehurve S. M., V. G. dhe M. S.,e sipas detyrës zyrtare edhe të pandehurit A.S.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore i datës 16 shkurt me anë të të cilit ishte refuzuar kundërshtimi i provave në aktakuzë dhe hudhja e aktakuzës, është anuluar dhe çështja i është kthyer shkallës së parë në rivendosje.

S.M. po dyshohet nga ana e prokurorisë për dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, V.G. për shkak të veprës penale shtytje në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.


Kjo e fundit po ashtu bashkë me te pandehurit M.S. dhe A.S. po dyshohet edhe për dhënie të ryshfetit në bashkëkryerje .

Gjykata e Apelit konstaton se aktvendimi i shkallës së parë, nuk ka paraqitur arsyet të qarta dhe konkrete ashtu si obligon dispozita e nenit 250 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse gjykata në aktvendimin me shkrim është e detyruar që të jap arsye, se pse veprat penale për të cilat akuzohen të pandehurit përbëjnë vepra penale, e gjithashtu gjykata e shkallës së parë është e detyruar që të jap arsye se nga cilat prova konkrete mbështet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer vepër penale për të cilën akuzohen.

Kolegji konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka qenë e detyruar të jap arsye konkrete se pse provat janë të pranueshme dhe pse ka gjetur se kundërshtimi i provave dhe kërkesa për hedhje të aktakuzës është e pabazuar.

Andaj vlerëson se në rivendosje gjykata e shkallës së parë duhet të mënjanoj shkeljet e theksuara dhe të jap arsye të qarta dhe konkrete për provueshmërinë e provave.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori