LAJMI I FUNDIT:

KSHZ me të drejtë të shfrytëzimit të përhershëm të hapësirës në të cilën është vendosur

KSHZ me të drejtë të shfrytëzimit të përhershëm të hapësirës në të cilën është vendosur

Në seancën e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendim me të cilin i jep në shfrytëzim të përhershëm pa kompensim të hapësirës afariste në të cilën është janë të vendosura zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedor.

“Ky vendim i Qeverisë është në pajtim me aksionet nga Planin 3-6-9, sipas të cilit është paraparë krijimi i kushteve më të mira për punë të papenguar dhe funksionale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, thuhet në kumtesën e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesën e Qeverisë theksohet se pranim-dorëzimi i hapësirës afariste do të bëhet ndërmjet Ministrisë së Financave dhe KSHZ në afat prej tetë ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi./Telegrafi/