LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: Ndryshimet në Listën Zgjedhore më së voni deri më 7 shtator

KSHZ: Ndryshimet në Listën Zgjedhore më së voni deri më 7 shtator

Në Listën Zgjedhore e cila sot është vendosur për shqyrtim publik për referendumin më 30 shtator, të regjistruar janë gjithsej 1.805.700 qytetarë.

Më së voni deri më 7 shtator KSHZ do ta përmbyll Listën Zgjedhore, në të cilën do të bëhen ndryshimet që do të dalin nga shqyrtimi publik, kështu që pritet numri i votuesve të ndryshojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësja e KSHZ-së Ljupka Guguçevska, sot në konferendë tha se ndryshimet në Listën Zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me kërkesa, të cilat do të dorëzohen me dokumentet adekuate.


“Çdo qytetar ka të drejtë të dorëzojë kërkesë në KSHZ, që të mos publikohet adresa e tij në Listën Zgjedhore për shkak të arsyeve të sigurisë. Kërkesat qytetarët mund t’i dorëzojnë në zyrat e KSHZ-së në vendet ku jetojnë”, tha Guguçevska.

Nga KSHZ njoftuan se votimi në diasporë do të bëhet më 29 shtator, një ditë para mbajtjes së referendumit në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori